• |
ide | kryesore

Gjiknuri për statusin e naftëtarit: Prioritet ata të Ballshit, deri tani 900 aplikime të miratuara

Lajme
Gjiknuri.jpg



Punonjësit e Ballshit do të jenë prioritet për statusin e naftëtarit, teksa deri tani janë paraqitur 900 aplikime. Këto të dhëna u bënë të ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në aktivitetin për 100-vjetorin e industrisë së naftës, organizuar në Kuçovë.

“Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status. Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim”, nënvizoi Gjiknuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *