• |
ide | kryesore

Shokon Mariah Carey: Kam vuajtuar nga çrregullimi mendor

Paparazzi, Slider



I ka shokuar të gjithë kjo deklaratë e fundit e këngëtares me famë botërore! Edhe pse, në daljet e ndryshme publike dhe përmes mediave, është marrë vesh gjithnjë çdo zhvillim i ri në aspektin privat, nga ndarjet, ribashkimet, raporti me fëmijët, e më pas muzika, askush deri më sot nuk e kishte menduar faktin që diva Mariah Carey paska vuajtur nga ç’rregullimi mendor bipolar i tipit II.

Për herë të parë, në një intervistë për revistën “People”, këngëtarja ka folur për shëndetin e saj mendor dhe gjendjen aktuale, duke shtuar se: “Kam pasur momente të vështira në jetën time, kur kam menduar se po humbisja gjithçka. Nuk doja ta besoja, apo të kapja veten pas stigmës së një sëmundje e përjetshme mund të më përcaktonte potencialisht fundin e karrierës sime”, ka thënë ajo.

Ikona 48 vjeçare e muzikës pop, e cila ka shitur më shumë se 200 milionë disqe muzikore në mbarë botën duke shënuar shpesh edhe rekorde, ka folur hapur për këtë periudhë të trishtë në jetën e saj, ku për shkak të këtij ç’rregullimi mendor i është dashur edhe të shtrohet në spital në vitin 2001.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *