• |
ide | kryesore

Patozi: Karrierë në PD bëhet duke kaluar nga kunati, pijini lëngun statutit të ri

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti demokrat, kritiku i hapur i kryedemokratit Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit te kreut te PD-se për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Me tone të forta ai ka lëshuar akuza ndaj Bashes. “Vërtetë mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?” – shkruan Patozi.

Postimi i Patozit 

PËR TË GJITHË DASHNORËT E STATUTIT

Është ndoshta hera e parë në histori, që nga krijimi i partive të para në botë, kur një forcë politike thërret Kongresin e saj pa pasur një shkak apo arsye.
Kjo ka ndodhur vetëm me Partinë e Lulzim Bashës, e cila ka caktuar fundin e prillit për Kuvendin e saj Kombëtar, pa i thënë kujt akoma se përse do tè mblidhet.
Dhe të mendosh që kjo ngjarje politike do të jetë e parakohshme, sepse ky “fanatiku” i afateve, që nuk pranonte ta lëvizte me një ditë 22 korrikun për zgjedhjen e vet, duhet ta thërriste në vjeshtë forumin më të madh të demokratëve.

Dhe vetëm pas shumë mëdyshjesh na qenka vendosur, nuk e di se ku, që Kuvendi do të jetë vetëm statutor.
Që do të thotë se paska rënë ajo ideja e marrë, që organet e vjetra të zgjidhnin forumet e reja, e cila do të ishte njësoj sikur parlamenti i Ramiz Alisë të zgjidhte qeverinë e Sali Berishës.
Por tani që vendimi qenka marrë, pavarësisht se ku, pyetja ime është shumë e thjeshtë:
Përse i lodhni delegatët dhe i sillni dy ditë kot në Tiranë, për një gjë që nuk e ka kërkuar kush?
Sepse “dashnorët” e statutit duhet ta dinë që askush prej nesh nuk e çon nëpër mend se kjo krizë dhe çarje e madhe në PD ka ardhur për shkak të librit të rregullave dhe as që mund të ndreqet vetëm prej tij.

Sepse Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që qëndron pas tij, siç shpërfilli dhe nuk e respektoi kurrë të vjetrin, ashtu mund të hedhë në kosh edhe të riun.
Edhe në statutin aktual nuk thuhet gjëkundi që vendimet për marrëveshje apo mosmarrëshje, aleanca apo koalicione i merr një njeri i vetëm apo që të bësh karrierë në PD duhet të kalosh patjetër në skanerin apo në llogarinë e kunatit.
Vërtetë, mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?

Ndaj mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten.
Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i Vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit.

 



5 Comments

  1. Sa te kete pd, deputet si grigja, saliani, ballori,kuqori, qumeshtori, puthadori etj, do vendosin dylbit qe te shikojne “Pishtetin prape”.

  2. Edhe sot qe flasim PD eshte nje kenete. Ka qene kenete e do vazhdoje te jete kenete neqoftese nuk vendosen rregulla te qarte e te sakta duke filluar nga krye keneta kryetari. Me qyteterimin difektoz qe ne kemi si komb eshte jetike qe kryetari i partise te mos kthehet ne lider shpirteror ekonomik e shperndares i benificeve qe i vijne nga pushteti qe ja krijojn militantet e partise. Kryetarit te partise rregullat duhet ti kete te forta e te percaktuar sakte se sa kohe do ri kryetar e a duhet te rije kryetar kur humbet zgjedhjet apo kur perfshihet ne skandale.

  3. Ky dukej si burri me i hajrit ne ate parti, po se cka nje ves te vogel; eshte pak bixhozxhi.
    I thon mbretit; djali jot po prish lek me femra e festa. pergjigjet mbreti; s’prish pun, ka mbreti lek sa te duash. I thon per her te dyt; djali jot ka filluar drogen e po prish lek keq fare. Pergjigjet mbreti; s’prish pun, ka mbreti lek sa te duash. i shkojn per her te tret e i thon qe djali ka filluar bixhozin. Pergjigjet mbreti; NA Q.. NENEN.
    Morali fabules; me mir drogaxhi sesa bixhozxhi.

  4. Duket qarte dobesia e veprimtaria ePATOZIT ne partine DEMOKRATIKE.Frymezimi, mobilizimi, e sulmimi i erdhen kur humbiparlamentin, qe me sa duket e kish ngrohur e po na cilte zogj. Me mbledhjen e kuvendit nuk eshte dakod, me kryesite nuk eshte dakord, me thirrjen qe i eshte bereper bashkim e rrahje te perbashketa te mendimit, nuk pranon,,,,, PINI LENGUN,,,, Kjo trego sigurine e mendje madhesise qe kultivon ne enderrat e tije, se e kupton shume mire qe asgje nuk ka per te kapur, pervecse do ta pesoi si uthulla ne enen e vet. Na tregohet edhe finok qe me disa spica godet edhe BERISHEN,, Me cfar tjeter duhet ta afroi PDja kete(nese afrohet) se nevojen nuk ja ka kerkush. Partia po ia afron ato qe grupi ;;;;kryengrites” me te drejte ne disa pika po ia afron, e keta nuk po duanqe ne se kane akoma vrulle te vertete demokrati te militojne ne parti. Xanxaret duan vetem sherr, e te deshtuaritvetem shkak. Partia demokratike me mire e pastruarnga infektuesit e percaresit. Valle me cka mund ti kenaqe keta qejf mbeturit PDja?

  5. Duket qarte dobesia e veprimtaria ePATOZIT ne partine DEMOKRATIKE.Frymezimi, mobilizimi, e sulmimi i erdhen kur humbiparlamentin, qe me sa duket e kish ngrohur e po na cilte zogj. Me mbledhjen e kuvendit nuk eshte dakod, me kryesite nuk eshte dakord, me thirrjen qe i eshte bereper bashkim e rrahje te perbashketa te mendimit, nuk pranon,,,,, PINI LENGUN,,,, Kjo trego sigurine e mendje madhesise qe kultivon ne enderrat e tije, se e kupton shume mire qe asgje nuk ka per te kapur, pervecse do ta pesoi si uthulla ne enen e vet. Na tregohet edhe finok qe me disa spica godet edhe BERISHEN,, Me cfar tjeter duhet ta afroi PDja kete(nese afrohet) se nevojen nuk ja ka kerkush. Partia po ia afron ato qe grupi ;;;;kryengrites” me te drejte ne disa pika po ia afron, e keta nuk po duanqe ne se kane akoma vrulle te vertete demokrati te militojne ne parti. Xanxaret duan vetem sherr, e te deshtuaritvetem shkak. Partia demokratike me mire e pastruarnga infektuesit e percaresit. Valle me cka mund ti kenaqe keta qejf mbeturit PDja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *