• |
ide | kryesore

Raporti i ministrisë së Arsimit për UT: Rektori Koni ka shkaktuar dëme financiare dhe shkelje ligji

Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit përmes një raporti  konfirmon për shkelje ligji dhe dëme financiare për Universitetin e Tiranës. Grupi i punës i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku, kanë arritur në këtë rezultat, sipas tyre Universitetin e Tiranës ka problematika të administrimit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokollimit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjell konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni.

Gjithashtu në raport konstatohen dhe shkarkimet të stafit të UT-së të kryer në kundërshtim me ligjin. Në raport thuhet se  Rektori Mynyr Koni ka mungesë bashkëpunimi dhe mosmarrëveshje me administratën ku përfshihen dhe drejtuesit kryesorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *