• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, Bregu uron shqiptarët, ngushëllon Bashën…

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me BE-në.

“Ajo çka vlerësoj që është shumë pozitive, e pritshme dhe që më në fund Shqipëria ia arrin, është propozimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Sesi do vijojë më pas kjo histori deri në miratimin e propozimit apo vendimit të cilin duhet ta marrin pastaj vendet anëtare në qershor, shpresoj shumë në qershor, por në mos në qershor brenda këtij viti të paktën, kjo sigurisht mbetet akoma për tu parë”,– thekson Bregu.

Ish-ministrja demokrate thotë se drejtësia do të vijojë të jetë reforma kryesore që do të certifikojë ose jo progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka edhe një thumb për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian! Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!”, shkruan Bregu.



13 Comments

  1. Po pjerdh me ky popull per negociada e ster negociada ky po merr arratine nga skamja ,fukaralleku ,nga papunesia -dhe sot -koke -kuqja -Vllahut-in na dhenka nje lajm te ”gezuar”dhe z-Bregu-na qenka gezuar shume se valle na qenka edhe merite e saj po –Basha- nuk e paska vleresuar .

  2. Cudi me komentuesat e mesiperm qe nuk e dashkan BE ,por parapelqejne financimet ruse. Problemi juaj eshte se shba i futi 30 raketa bythes rusit ne siri dhe rusi nuk u ndie. Prandaj ,djem te mire mos u gezoni per 500.000 dollare rusi se rusi nuk ka fuqi ,vetem shba dhe be jane shpetimi i kombit shqiptar.

    1. deri sot rama me lesh negjmije ju ushqente,tash e tutje dhe lesh mogerini ne jastek griselde.populli i uritur,i skamur,ik azil ramna e mogerini shofin suksese.

  3. Nuk e kuptoj mete qe shkruani dhe gjith kte gzim. A esht rekomandim per parliament in erupian a P.O. Jan hap negociatat

  4. Turqia i ka hapur negociatat ne 1984.Deri tani ka plotesuar vetem nje kriter.I Kane ngelur edhe 29 te tjere.Me here ritem Turqise do ti duhen edhe 900 e ca vjet qe te behet anetare e BE.Erdogani po manovron me ruse e me lufte e me refugjate po prape mbeten 900 vjet.
    Ku Turqia e ku….

  5. Kjo miss BREGU,, mbasi u punesua prane zyrave te qeverise, puno pa rreshtur koke me koke me z RAMA dhe me ne fund na sollen lajm por jo veprim, andaj qenka ngazellyer zonja, e po ngushellon BASHEN, a thua se BASHA qenka armiku i asocimitdhe kjo me vendosmerine e saj e paska arritur qellimin. E kujt i plasi se puna jote nen rrogoz na paska qene cliruese e ketij plani te europes. PUNO, por mos na u levdo shume rrogen e shperblimet per luften kunder PDse ta jep QEVERIA.

  6. E provuan për gati 5 dekada shqiptarët se çfarë pësuan nga sistemi socialist. Aspirata e tyre ishte që të shkonin pranë Europës perëndimore demokratike e jo të flirtojnë me socialiste europianë.
    “Integrimi europian”, nuk është një nocion abstrakt për shqiptarët, por një dëshirë konkrete për t’ju larguar sa më larg edhe emrit socializëm.
    “Republika popullore socialiste e Shqipërisë” e quante Enver Hoxha shtetin e tij diktatorial komunist.
    E çfarë gëzimi mund të kenë shqiptarët, se mikesha socialiste e Bregut, italianja Mogherini paska bindjen se Shqipëria me kryeministër, birin e një antari të presidencës së diktaturës, apo nipin e një antari të ish byrosë politike të PPSH, me një kryetar parlamenti ish ministri i fundit i sigurimit famkeq enverist, apo me një minister të mbrendshëm, ish hetues i sigurimit, paska bërë hapa të mëdha në demokratizimin e vendit tonë ?
    Ja po e marim si të vërtetë se njerëzit ndryshojnë bindjet e tyre apo të etërve të tyre e krerët e kësaj qeverie socialiste na qenkan bërë “socialiste europiane” perëndimorë pasi kanë bërë “reforma” demokratike.
    Po cilat na qenkan rezultatet e këtyre reformave ?
    A mos na qenka “reformë demokratike” që kryeministri Rama ta konsiderojë detyrën e tij si një monark të cilit i përket e gjithë “tepsia” e pushtetit ?
    Kështu pretendonte edhe diktatori Enver Hoxha.
    A mund të quhet reformë demokratike në drejtësi, që një kryeministër paska të drejtën të emrojë e kontrollojë gjithë sistemin e drejtësisë ?
    A mund të quhet reformë demokratike e pushtetit lokal, kur me këtë reformë teritoriale ky kryeministër realizoi një ndarje administrative në interesa elektorale për partinë e tij socialiste ?
    Do të zgjatesha shumë nëse do të përmendja edhe “reformat” e tjera të ndërmara nga ky kryeministër, vetëm me retorikë e që nuk kanë gjetur asnjë zbatim konkret, por kanë pasur efekte të kundërta me parimet demokratike,
    Por “reforma” me skandaloze e kësaj qeverie, ishte kanabizimi i gjithë Shqipërisë e cilësimi i saj si vendi rekordmen në Europë i trafikut të drogave.
    Përsa i takon “meritave” për integrimin europian e euro-atllantik.
    Cili ministër i të gjithë qeverive të tranzicionit shqiptar, ka bërë më shumë se Basha.
    Tre dikasteret që udhëhoqi ai si ministër, janë të lidhura me arritjet në integrimin kombëtar e ndërkombëtar
    (Rruga e Kombit, pranimi në NATO, lëvizja e lirë me vizat Shengen në Europë të shqiptarëve historikish të super izoluar)
    E çfarë meritash paska zonja Bregu për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si ish ministre e integrimit, kur i gëzohet faktit se Komisioni i BE po propozon çeljen e negociatave me Shqipërinë e përlyer nga krimi e droga të Edi Ramës ?
    Shqipëria ishte pranë çeljes së këtyre negociatave që në vitet 90, por ishte revolucioni revanshist komunist i 97-tës, ai që risolli në pushtet Gramoz Ruçin, që i bllokoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *