• |
ide | kryesore

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi

Lajme, Të fundit
Iljaz-Labi.jpg



Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e Burgjeve. Ish-nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi i akuzuar për korrupsion. Labi kërkoi pezullimin e vuajtjes së dënimit, shkak bashkëpunimi me Prokurorinë.Ndërkohë për Ylber Kalanë, si biznesmen i favorizuar, Prokuroria kërkoi 3 vite burg.

Ai akuzohet se gjatë zhvillimit të tenderave në institucionin ku edhe mbante postin, ka favorizuar disa firma private e konkretisht firmat “DOGLE”, “M.B.Kurti”, “VLLAZNIA” e “Nelsa”, të cilat kanë marrë të gjitha tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime të IEVP në të gjithë  vendin.

Administratorët e këtyre kompanive bënin marrëveshje me njeri-tjetrin dhe me funksionarin për të kryer konkurrim fiktiv për tenderët e ushqimit. Këta shtetas takoheshin me njeri-tjetrin dhe binin dakord paraprakisht se kush do të ishte fituesi.

Për të realizuar qëllimin administratorët kanë paguar ryshfet tek shtetasi Iljaz Labi, që ky i fundit t’u krijonte lehtësirat e nevojshme për t’u shpallur fitues i paracaktuar, duke paguar shumën e 2 milionë lekëve të reja për çdo rast tenderimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *