Rikthehet dhuna në futbollin turk. Derbi mes Fenerbaçe dhe Beshiktash është ndërprerë në minutën e 59-të për shkak të tensioneve mes tifozëve që kanë degjeneruar në përplasje të forta. Arbitri dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes pasi trajneri i Beshiktashit, Şenol Güneş u godit në kokë me sendet e forta të hedhura nga tifozët.
Në video duket qartë tekniku Şenol Güneş i cili mban kokën me dorë dhe mjekët që shkojnë për ta ndihmuar. Pas kësaj arbitri ka kërkuar ndihmën e forcave speciale që të shoqërojnë jashtë fushe lojtarët pasi situata ishte tejet e tensionuar dhe nga tifozeria po hidheshin sende të forta në drejtim të tyre. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=FxAbF-U9THQ