• |
ide | kryesore

Ky është vendimi që mori Gjykata e Prishtinës për Krenar Çoçaj

Paparazzi, Slider



Këtë të hënë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin që ka ndodhur në një klub, ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikkatil.

Për të akuzuarin, Krenar Çoçaj, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga shtytje në vrasje – në pjesëmarrje në rrahje.

Sipas Kallxo.com, bën të ditur se Gjykata e ka dënuar Çoçajn me 1 vit burg. Edhe vëllai i reperit Unikkatil është dënuar gjithashtu me 1 vit burg për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Sipas aktakuzës, më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën. Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.

Atë natë kur kam shkuar me e marrë jaknen kemi pasur një shtyrje me krahë me Shkelzenin. Erdh fundi i natës dhe deshta me shku në shtëpi, u dashke me i kalu gjithë ata njerëz, ndërsa jaknen e kisha diku te bari i DJ, duke shkuar me e marrë jaknen me krahë jemi rrokë, jemi kthy dhe jemi kapë, jemi shty. Goditje nuk ka pasur vetëm jemi shty, pastaj hynin kallaballëk njerëz dhe na ndajtën. Ka ardhur pastaj njëfarë sigurimi Keni – Shkelzen Imeri më ka qitë jashtë, ai më ka shoqëru, pastaj menjëherë kam shku në shtëpi”, ka thënë Çoçaj lidhur me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *