• |
ide | kryesore

The ACE Family, familja që po “pushton” rrjetet sociale (Foto/Video)

Paparazzi, Slider



Ndonëse nuk kanë shumë që janë bërë pjesë e “Youtube” ata po rrëmbejnë mijëra admirues nga çdo cep I botës. Është e pamundur të hapësh rrjetet sociale dhe mos të shikosh një video ose qoftë një foto nga The ACE Family.

Shumë prej jush do të mendojnë se emri “ACE” është nga letra e famshme  e fatit, me prejardhje nga Franca e vjetër dhe me një kuptim mjaft të rëndësishëm, high-quality, excellence (kualiteti më I lartë, ekselencë). Por jo, gaboheni, në këtë rast nuk është një emër që simbolizon pushtetin apo kualitetin, por është thjeshtë një bashkimi emrash (Austin, Catherine, Elle). Por si arriti kjo familje e vogël të rrëmbejnë 7 milionë fansa nga I gjithi globi . Austin ish basketbollist (25-vjeç) dhe Catherine ish-modele, ish-prezantuese (26-vjeç) janë një çift Amerikan që jetojnë në Los Angeles, California. Ata janë sëbashku që prej 2015-ës. Pas një viti ata u bënë prindër të një vajze të quajtur Elle dhe verën që lamë pas vendosën të fejohen.

Jeta e tyre, rutina e përditshme filmohet dhe postohet në “Youtube”. Ata nuk ngruojnë të shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri tjetrin. Por nuk është vetëm dashuria dhe kujdesi t ajo që shihet në videot e tyre. Austin dhe Catherinë shpesh bëjnë shaka dhe sfidojnë njëri tjetrin mbi tema të ndryshme. Videoja e titulluar “Mother and daughter surprise daddy with pregnancy announcement!!! (speechless)” është një prej videove e cila qëndron në trending që prej 6-të shkurtit. Ndër të tjera dhe videoja e propozimit për fejesë grumbullon 15 milionë shikime, një shifër jo aq e lehtë për tu arritur. Në total The ACE Family numëron 1 bilion shikime në “Youtube”.

Së shpejti ato do të bëhen prindër të një vajze tjetër e cila pritet të lindë në tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *