• |
ide | kryesore

Shania Twain bën deklaratën tronditëse: Jam abuzuar nga njerku

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Shania Twain ka zbuluar se është abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga njerku i saj gjatë fëmijërisë.

52-vjeçarja pohoi gjatë një interviste në The Guardian se ishte viktimë e njerkut të saj Jerry Twain.

Pasi pranoi se ishte abuzuar seksualisht ajo u shpreh: “Nuk do të hyj në detaje për këtë. Nuk më pëlqen të flas, sepse mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se mund t’i mbijetojnë këtyre gjërave.”

Këngëtarja zbuloi se abuzimi filloi kur ajo ishte rreth moshës 10 vjeçare.

“Ndjej se abuzimi seksual shkon krah për krah me abuzimin fizik dhe psikologjik kur është dikush që njeh. Abuzuesit kanë nevojë që t’ju manipulojnë, qoftë para apo pas, dhe ajo që thashë me vete është: Mirë, ka diçka të keqe që nuk shkon te ky person dhe ai nuk është mirë.”

Shania nuk e njohu babain e saj biologjik. Njerku i saj Jerry dhe nëna e saj Sharon vdiqën në një aksident automobilistik në vitin 1987.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *