• |
ide | kryesore

Brenda Tiranës një qytet tjetër, gati projekti për 49 kulla

Lajme, Të fundit



Kompania Matrix Konstruksion ka shpallur planin për të ndërtuar kompleksin me 49 kulla banimi në zonën e Laprakës përballë Doganës së Tiranës. Projekti në emërtimin “Tirana Festival City”, i publikuar në adresën http://matrixkonstruksion.com/project/tirana-festival-city/) raportohet si një projekt në ndërtim nga kompania Matrix.

Sipas të dhënave, projekti përbëhet nga 49 Kulla Rezidenciale dhe është vendosur në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës dhe 12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

Rezidencat e reja janë projektuar si një qendër shumëfunksionale. Projekti me 49 objekte rezidenciale do të ketë në mes një qendër të madhe tregtare, hotel, shkollë të mesme, kulla për zyra, kinema, park dhe fusha sportive, hipermarket, fitnes, bare dhe restorante, garazhe dhe zona parkimi.

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe 220 mijë metër katrorë, ku hapësira që do të zihet nga ndërtimet është 673 mijë metër katrorë.

Kompania Matrix sh.p.k. që do të zhvillojë këtë projekt raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016 dhe fitim vjetor 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekë.

Ekspertët e tregut i vlerësojnë projekte të tilla si Tirana Festival City të përshtatshme për sektorin e banesave, për shkak se kanë një organizim të mirë të jetës komunitare në raport me projektet e banesave të realizuara deri më tani. Të tilla projekte janë shndërruar në trend së fundmi.

Në anën tjetër të Tiranës, në zonën e “Ali Demi” kompania “Kontakt” është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm me mbi 33 kulla i cilësuar si “Mangalem 21”. Projekti ka nisur të zhvillohet. Kompania “Kontakt” njofton se çmimet e apartamenteve në “Mangalem 21” do të jenë 700 euro metër katror dhe ato të dyqaneve 1150 euro për metër katror.

Skeda projektit “Tirana Festival City”

ADRESA:
Rr. “Durrësit” përballë Doganës.
Sipërfaqja e zonës: 220.000 m².
Sipërfaqja totale e projektuar për t’u ndërtuar: 673.500 m².

FUNKSIONET
• 49 kulla rezidenciale, qëndra me e madhe tregare në
qendër të saj;
• Hotel;
• Shkollë e mesme;
• Kulla zyrash;
• Kinema;
• Park dhe fusha sportive;
• Hipermarket;
• Fitness;
• Kafeteri;
• Restorant dhe hapësira shërbimi;
• Garazhe dhe parkim.

Burimi: Monitor



6 Comments

  1. Keshtu ua hane koken njerezve. I fusin ca grafika spektakolare si ne Dubai dhe ua qepin gojen atyre qe mund te ankoheshin. Ne fund, gjithcka rezulton si ne Kandahar, parqet zhduken, suvate jane lara lara, cilesia e ndertimit me skandalozja ne bote, vend per parkingje s’ka, njerezit ngjeshen si milingonat njeri mbi tjetrin ndersa keta ndajne dhe numerojne te kenaqur leket.

  2. do ju fut edhe ne prapanic edvinka rama e erionka velija kulla , siq ju ka futur stalini,lenini e tashem vuiq,erdogan e putini.qelbesirat vetem bar enveri e lesh negjmije meritojn.

  3. I japin lejet si qese pazari,bravo u qoft ktyre kompanive fantazma qe u doli emri krejt papritur dhe nga hici e arrijn te zaptojn kaq projekte madheshtore pa i hapur probleme kush!
    Kush e di per sa hyrje paskan ber pazar kta shefat tan me kto firmat,se nje leje dhe nje projekt te till neper bot sta jep njeri sikur te kesh 30 vite pun e jo mo ktyre qe si kemi degjuar emrin asiher

  4. Shikoni shpellaret se si e konceptojne zhvillimin e qytetit.
    Po na dalin urbaniste, arkitekt, politikane etj., me ne krye kryetarin e akademise se shkencave shpelleolloge, ari.
    Gjithsesi nuk jane pa gje, punen e zagarit e bejne perfekt.

  5. LUGATI,, e nxjerr kete vampirin, sepse i tille eshte kyI paemer, ,qe na del ne mbrojtje te oligarkeve e sidomos te narkotikut KM<Po pse more qelbesire,, nuk te pelqejne argumentet, mbasi keshtu po mashtroni 6 vjet kete popull , vetem me mashtrime e krijesa fotografike, qe e keni mjeshteri. Po mire e gjithe shqiperia do vije ne TIRANE more kodoshe e bagabonda te politikes, qe doni te fshihni parat e droges?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *