• |
ide | kryesore

Alibia fëminore e Veliajt përballë dyshimeve se inskenoi sulmin e kullës Rama-Berisha

Arkiva, Kryesore, Lajme
Veliaj Lulzim Basha



Në përgjigjen që Edi Rama i dha akuzave për një pazar mes tij dhe Berishës tek kulla 58-katëshe “Mali Tirana”, ai e trajtonte Lulzim Bashën me përçmim dhe tallje, kur e quante një “derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jorgan në hyrje të verës së shkuar”.

Me këtë nënvlerësim që i bënte Lulzim Bashës, dukej qartë se kryeministri e përjashtonte nga autorësia e një ndërmarrjeje të tillë propagandistike që u vu në zbatim këto ditë. Ose të paktën, Rama është i qartë në perceptimin e tij se Basha nuk vlen më shumë se një “derdimen” në këtë skemë.

I paqartë për origjinën e sulmit ndaj tij, Rama shprehej i çuditur se si ajo pjesë e mediave që kishin qenë gjithnjë pranë qeverisë, tani po i dilnin kundër. Në “çarçafin” e tij në Facebook, mes të tjerash, shkruajti “Projekti fitues nuk pati asnjë kontestim për t’u mbajtur shënim dhe u pasqyrua pëlqyeshëm jo vetëm (shumë çuditërisht) në mediat tona”.

Kulla e re/ Kush po i luan fijet në sulmin kundër Ramës

Lexo edhe: Shqetësohet Veliaj, shfryn ndaj editorialit të Shkullakut

Diferenca mes pëlqimit që shfaqën këto media për kullën në Tetor 2022 dhe sulmit të egër në Gusht 2023, ngjall dyshime se sulmi ishte i dirigjuar. Por nga kush?

Këtë të shtunë, kryeministrit i ka ardhur një shpjegim nga vartësi i tij Erjon Veliaj. Sipas kryebashkiakut të Tiranës sulmin Ramës ia orkestroi Lulzim Basha.

Këtë shpjegim, kryebashkiaku i Tiranës e dha në një intervistë për Report Tv, kur tha se:

“Ajo që në fakt ndodhi është që në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD e Saliut, nëse mund ta quajmë kështu. Ky është sherr mes dy copave të PD-së” u shpreh Veliaj gjatë një interviste për Report Tv.

Pra, me këtë logjikë të Veliajt, mediat e qeverisë papritur kaluan nën komandën e kryetarit të PD-së së vulës, Lulzim Bashës. Medemek, Basha sapo u rikthye në krye të PD-së së vulës gjëja e parë që bëri kapi mediat që prej 10 vitesh mbështesin qeverinë dhe me to goditi Ramën.

Ky shpjegim që bën Veliaj është jo vetëm i trashë, por edhe fëminor e qesharak. Kush ka njohuri minimale për mënyrën se si funksionojnë mediat pranë qeverisë e ka të qartë kontrollin kapilar, deri në detaje që ushtrojnë zyrat e shtypit të kryeministrisë dhe të bashkisë së Tiranës për informacionin që publikohet. Shkrime apo kronika që synojnë krijimin e një perceptimi të caktuar shpërndahen nga zyrat e shtypit të gatshme dhe duhen publikuar pa asnë prekje nga gazetarët. Nuk është rastësi që tituj të njëjtë, gërmë për gërmë, publikohen rregullisht në televizione dhe portale.

Por ky shpjegim i trashë i Veliajt nuk ngjit edhe kur dihet tanimë pafuqia që ka Lulzim Basha për t’u imponuar në media. Jo vetëm për shkak të rezultateve katastrofike në zgjedhje, por edhe për shkak të diskretitimit periodik në politikë, ndikimi i tij është i papërfillshëm duke pasur parasysh zellin që shfaqën mediat e qeverisë për të denoncuar pazarin e supozuar tek kulla Rama-Berisha.

Versioni që jep Veliaj bëhet akoma më i pabesueshëm kur intervista e tij transmetohet nga një prej mediave që ishte pjesë e korit të akuzave kundër dyshes Rama-Berisha në raport me ndërtuesin Ilir Shtufi.

Report Tv, sipas asaj që tha Veliaj i ka kryer një shërbim Lulzim Bashës në dëm të Edi Ramës dhe të vetë Erjon Veliajt. E gjitha është një absurditet, kur dihet marrëdhënia e konsoliduar që ka Veliaj me pronarin e këtij grupi mediatik, Karlo Bolinon.

Me këtë alibi që kishte menduar për t’u justifikuar para shefit të tij, do të kishte qenë më mirë që Veliaj të mos fliste fare. Përndryshe, me Bashën nuk e lidh vetëm interesi për të njollosur etërit politikë, por edhe mungesa e sensit kritik ndaj vetes, për të mos u shfaqur si dy derdimenë në caste kritike si këto./Lapsi.al



21 Comments

    1. Corbe e prishur e Andi Shkullakut, Basha qenka i diskridituar ndersa llumi i politikes 32 vjecare me ne krye Berishen &co qenka pjesa dinjitoze e demonokracise shqiptare. Pika qe nuk i bie, si u veteposhteroka njeriu per ca.pare me teper.

  1. Mandri po heton me urdher te Gimes se kush e thuri intrigen. Ore Mandri po keto hetime ti beji ne menyre private more shejtan se Lapsi eshte media jo zyre konsulence e Gimes. Media mbron interesin publik o Mandri. Ah more Mandri more Mandri u nise per dru e na erdhe me shkarpa 😅😅😅😅

  2. Nëse ja fut 40 mijë anëtareve që janë me foltoren duke dhe konsideruar 510 mijë që votuan atë nën terror të paparë po mundet o i paemër 19:54.Por këto janë ëndrra me sy hapur të patronazhistëve o të ndonji merhumi që ndjek Bashën!!

    1. “I kërkova Angelos Syrigos që t’i përcjellë kryeministrit grek vendimin tim, i cili është gjithashtu një kërkesë e të gjithë banorëve të Himarës, për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar grabitjen e pronave greke” – shkruan Beleri në statusin e tij.O GimiLepirsi i salihut nuk ka marre foltorja 510 mije vota i mori ilir metaj spiuni qe ja futi salihut sa krahu i mones

  3. PARODI

    THIRRJA E GJERGJ LUCËS: KTHEHUNI O EMIGRANTE SE KA VENDE PUNE PLOT!

    Të dashur shqiptarë që keni emigruar,
    një thirrje nga zemra kam për ju sot,
    kthehuni në atdheun tonë të bekuar,
    të gëzojmë bashkë këtu për jetë e mot.

    E di që u detyruat të largoheshit,
    nga papunësia dhe të pashpresë,
    nga politika e korruptuar pa vizion,
    që nepotizmin e hajdutllëkun e ka ves.

    Por tashmë gjërat kanë ndryshuar,
    nuk është më lemeri si më parë,
    ka punë plot dhe mundësi të reja,
    ka meritokraci, konkurse dhe garë.

    Administrata është fryrë sa më s’ka,
    afro 850mijë ka shkuar deri tani,
    por ka gjasa të dy-tre fishohet,
    kështu, s’do rrini papunë në shtëpi.

    Turizmi është zhvilluar pa masë,
    shezloni në jug në 300 euro shkoi,
    për VIP-at vajti deri në 1000 euro,
    lehtësira biznesi, qeveria iu krijoi.

    Rroga e kamarierit në bregdet,
    ka shkuar si të jetë pedagog,
    po vijnë punojnë nga Bangladeshi,
    nuk ka më rroga ashtu më kot!

    Saranda e Ksamili janë bërë si Maldive,
    kurse Durrësi do bëhet si Dubai i ri,
    Shqipëria po bëhet si parajsë mafiozësh,
    nuk mund të rrish papunë në shtëpi!

    Të rinjtë mbarojnë unviversitete,
    po bëhen të gjithë intelektualë,
    sa dalin direkt punë në call center,
    papunësinë s’e kanë më hall.

    Për zanatçinjtë ka punë plot,
    ka mungesa për hidraulikë,
    s’ka elektriçista e as tullaxhinj,
    kemi ngelur keq, jashtë kanë ik.

    Çështja e strehimit është zgjidhur,
    Tirana po mbushet me kulla plot,
    politikanë e gazetarë me vila e rezorte,
    populli me qera hë për hë sot!

    Po të keni para hajdeni investoni,
    qeveria do ju japë ndihmë si fillim,
    unë jam një biznesmen i suksesshëm,
    mjaftoni të ndiqni shembullin tim.

    Kam marrë objekte në Labinot Elbasan,
    në Gramsh ish-repartin ushtarak në Çekrez,
    dhe shumë prona të tjera shtetërore,
    e të mendosh që jam gomar dhe bulmez!

    Kur ja dola unë gjithkush mund t’ja dalë,
    të bëhet dikushi në këtë vend të bekuar,
    mjafton të jeni pak hajdutë e mashtrues,
    e të rrini gjithë kohës qeverinë duke lavdëruar.

  4. Gjuha e përçartë dhe e errët me të cilën Rama sulmon Bashën për ta zhvlerësuar ate si “dërdimen”, është një tregues se ai ja kishte frikën këtij politikani të cilin ambasadori amerikan Arvizu, e pati quajtur “një yll në ngjitje në politikën shqiptare”.
    Duke lënë mënjanë të gjitha abuzimet mediatike rë frymëzuara nga cilësimet e Ramës për Bashën si “gjumash”, nëse i referohemi fakteve, Bashën ai e ka bdjerë si rrezikun më të madh për pushtetin e tij.
    Basha ishte i vetmi politikan i djathtë shqiptar që arriti ta zbresë ate nga pashallëku i Tiranës, qoftë edhe me pak vota.

    Me Berishën ai arriti të bëjë një marëveshje që mund të konsiderohet si akti më i shëmtuar i shkatërimit të demokracisë shqiptare, duke ngritur figurën e kryetarit të partisë , mbi parlamentin e presidentin.
    Është fakt pra që demokracia shqiptare e brishtë, goditjen më të madhe e pati me ate marëveshje që risolli mbivlerësimin e kultit të një individi.
    Ndërkaq marëveshja tjetër e vitit 2017 midis Bashës e Ramës për kontrollin e përbashkët të zhvillimit të zgjedhjeve, nëse do të ishte respektuar plotësisht nga Rama, ashtu siç ishte zotuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, PS do të dilte e humbur ndaj opozitës së bashkuar të drejtuar nga Basha.
    Nuk ishte pra shkak “përgjumja” e Bashës siç e komenton Rama, po ishte pandershmëria ekstreme e këtij që ministrat e emruar nga opozita, u izoluan tërësisht e nuk u thirrën asnjëhere në ndonjë mbledhje të Këshillit të ministrave..
    Fakt i padiskutueshëm që e bën qesharake cilësimin si “përgjumje” të Bashës të propoganduar nga Rama, është se opozita e bashkuar nën drejtimin e Bashës bëri një sërë veprimesh opozitare radikale, të pa ndodhura më parë.
    Në demostratat e fuqishme të organizuara nën drejtimin e Bashës, me dhjetra mijëra qytetarë që mbushnin gjithë Bulevardin , me thirrjet e Bashës “Rama ik”, kjo thirrje e fuqishme dëgjohej edhe atje ku shkonte e fshihej Rama nga frika.
    Nuk besoj se një “lider gjumash” paskej pasur aftësitë që të shkojë deri në bojkotimin e zgjedhjeve vendore nga të gjithë opozitarët dhe e shoh si një paturpësi që pikërisht ata deputetë e politikanë të opozitës që e mbështetën ate veprim radikal , e akuzuan më vonë Bashën se ja dhuroi pushtetin vendor Ramës.
    A duhej apo nuk duhej bojkotuar ato zgjedhje ?
    Kjo vërtetë ha diskutim , por sipas mendimit tim, Basha gaboi që i besoi mbështetjes ndërkombëtare.
    Jo vetëm Basha por të gjithë drejtuesit e opozitës menduan se duke mos marë pjesë në zgjedhjet lokale, të argumentuar këtë se Rama do ti vjedhë si zgjedhjet e mëparëshme, ndërkombëtarët nuk do të lejonin që të bëhen zgjedhje njëpartiake.
    Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por pati nga disa “ndërkombëtarë”, kryesisht majtistë, një qëndrim armiqësor për opozitën e djathtë shqiptare.
    I shtojmë kësaj situate edhe kameleonizmin politik të Ramës me dy fytyra.
    Në Shqipëri paraqitej si kreu i së majtës deri ekstreme, kurse në perëndim paraqitej më i djathtë se opozita e djathtë ashtu siç vazhdon të veprojë edhe sot, si ai edhe Meta.
    E së fundi, fakti tjetër që Rama më shumë se Berishës ja kishte frikën “gjumashit” Basha, është skandali i aferës me oficerin e lartë të FBI, McKonigal, për të sajuar akuzën qesharake se Basha paskej qenë i lidhur me ……Putinin ??????.
    NJë tjetër detaj që të tërheq vëmëndjen për politikën shqiptare, është fakti që pothuajse të gjitha mediat pranë Ramës, përfshirë edhe disa gazetarë që e kanë sulmuar gjithmonë Berishën, çuditërisht i dolën në mbrojtje këtij e jo Bashës.
    Kjo më duket një strategji makiavelike e Ramës.
    Ai e konsideronte Berishën pas non gratës si një kartë e djegur, e duke nxitur militantët e tij kundër Bashës, do të realizonte shkatërimin e plotë të opozitës së djathtë, ashtu siç rrezikon të ndodhë.

  5. A ka mundesi qe kur beni kshu muhabetesh te mos me pergojoni Edi Ramen, gjene me te mire qe i ka rene Shqiperise pas Mbretit Zog?! Gaforrja e dashur qe vetem ajo mund te sheronte plaget qe na la 45 vjecari i tmerrshem i ironikisht nje Peshoreje, qe i donte aq shume njerezit sa i vrau fare?!

    💜💜💜

    Pastaj per te tjerat, vazhdoni ju… qihuni ne bythe si c’jeni qire!

    Se problemi hera e pare eshte. Por po e hengre karin heren e pare, pastaj nuk i ndahesh.

    Se eshte dopamina…

    Keshut qe ju vazhdoni hani kar, se e hani shume bukur.

  6. Edi Rama duhet thjesht te perkujdeset per shqetesimet e Aleatit Strategjik.

    Se edhe Saddam Hussein-i i shenjes Gaforre ishte, dhe e pame si perfundoi.

    Kur nuk respektoi paktet. Dhe ra preh e komplekseve Frojdiane.

    Easy as that.

  7. Para se të merrte koncensionin, Ismail Mulleti ka kaluar përmes dy transfertave bankare 350 mijë euro në llogaritë e Shkëlzen Berishës.

    Në 22 qershor 2012, Mulleti ka kaluar 200 mijë euro në llogari të Shkëlzen Berishës, pasi Shkëlzeni i kishte gjetur për të blerë ca toka në fshatin Rinia në Durrës.

    Duket se ‘shërbimi’ është një kamuflim i një tarife korrupsioni, pasi më vonë babai i Shkëlzenit kryeministër, Sali Berisha, do t’i jepte Mulletit koncensionin 10-vjeçar të markimit të karburanteve.

  8. Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

    Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën

  9. Belo Këlliçi akuzon Veliajn nga… jahti luksoz, me të dashurën dhe ish-gazetaren (3 mijë euro dita, kush paguan?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *