• |
ide | kryesore

Policia rrit shpërblimin për vrasjen në Kamëz deri në 5 milion lekë

Lajme, Të fundit



Për çdo informacion që do të ndihmojë në zbulimin e autorëve të ngjarjes tronditëse që ndodhi në Kamëz, ku mbeti i vrarë kryefamiljari Agim Buci dhe ku u plagos bashkëshortja e tij, policia ofron shpërblim deri në 5 milion lekë të reja.

Sipas policisë shuma që do t’i jepet informatorëve varion sipas informacionit që jepet për ngjarjen.

Një natë më parë grabitës të maskuar dhe të armatosur vranë Agim Bucin në Kamëz dhe plagosën bashkëshorten e tij, Meritën për t’i marrë paratë e marketit të familjes. Fatmirësisht fëmija 6 vjeç që ishte në dyqan shpëtoi pa u prekur nga plumbat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *