• |
ide | kryesore

Banorët e fshatit Thirrë në Mirditë e kalojnë natën duke luftuar me flakët, digjen 10 hektarë

Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit Thirre të Mirditës kanë luftuar më flakët gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, ndërsa mësohet se janë djegur 10 hektarë me pisha dhe shkurre.

Zjarri i rënë mbrëmë rrezikonte edhe 10 banesa që ndodheshin afër vatrave të zjarrit, por fatmirësisht ndërhyrja e banorëve bëri që zjarri të vihej në kontroll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *