• |
ide | kryesore

Digjen mbetjet në Vlorë, tymi rëndon ajrin e qytetit

Lajme, Të fundit



Në Vlorë prej ditësh vijon ndotja e ajrit nga tymi toksik që vjen si pasojë e ndjekjes së mbetjeve urbane. Tymi çlirohet në gjithë sipërfaqen dhe në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës.

Zjarrëfikësit punojnë çdo ditë bashkë me punonjësit e bashkisë por situata ende nuk është e normalizuar.

Tymi në Vlorë vazhdon prej tre javësh dhe lagja në të cilën ndihet më tepër ndotja e ajrit është lagjja “24 Maji”. Sipas banorëve është një problem i mbartur ndër vite dhe ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve.

“Nuk hapim dot dyert dhe dritaret në mëngjes, pasi aroma dhe tymi e bëjnë te pabanueshme”, tha një banor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *