• |
ide | kryesore

Digjen dy automjete të parkuara në Cërrik

Lajme, Të fundit



Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.1 në Cërrik. Mësohet se automjetet janë në pronësi të një 31-vjeçari banues në Cërrik. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të 31 vjeçarit, banues në Cërrik. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *