• |
ide | kryesore

Policia shpëton vajzën që tentoi të vetëvritej në Liqenin Artificial

Lajme



Një vajzë e re ka tentuar të vetëmbytet ditën e sotme tek Liqeni Artificial, por fatmirësisht ka qenë efektivë të Policisë Bashkiake aty pranë që i kanë ardhur në ndihmë, duke e shpërtuar.

Identiteti i vajzës, e cila ishte zhytur në 5-6 metra thellësi, nuk është bërë i ditur.

Raportohet se efektivët e Policisë Bashkiake tentuan ta qetësonin dhe ta bindin të dilte nga liqeni, ndërsa njëri prej tyre u fut brenda në ujë duke e nxjerrë prej aty.

Policia Bashkiake njoftoi Policinë e Shtetit për të zbardhur arsyet e kësaj tentative. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse vajza ndërmori aktin ekstrem, ndërsa po hetohet rreth ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *