• |
ide | kryesore

Çfarë tha e dashura e Avicii-t pas vdekjes së tij

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar vetëm pak ditë nga humbja e DJ të njohur Avicii-t, e tashmë partnerja e tij Tereza Kaçerova ka vendosur të reagojë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një letër dedikuar atij dhe së bashku me të disa foto e video me Avicii-n dhe Lucas-in.

Lucas është djali nga martesa e parë e modeles, me të cilin dukej se Dj kishte një marrëdhënie shumë të mirë.

“I dashur Tim,

I kam kaluar ditët e fundit duke pritur që të më zgjojnë dhe të më thonë se kjo ishte një gënjeshtër e sëmurë, një gabim i tmerrshëm. Mendoj se po filloj të kuptoj se tani e tutje po mësohem me faktin që nuk do të të shoh më kurrë. Thoja më parë që Luka nuk do të mbajë mend jetën pa ty, e ndërsa tani shpresoj që të kujtojë jetën që kaloi me ty! Do të jem aty për t’ia kujtuar. Sa herë që mendoj për gjërat që lamë pezull ndjej një dhimbje të madhe në zemrën time. Nuk e mbaruam dot maratonën e Harry Potter-së, ishim tek pjesa kur Snape do të vdiste. Unë nuk e mbarova “luftën” për të ta mbushur mendjen që vajzën tonë ta quanim Serafina. Ti kurrë nuk përfundove tatuazhin në krah në të cilën po bëje fytyrën time. Kam qenë gjithnjë shumë e vendosur që ta mbaja marrëdhënien tonë shumë private, por e kisha menduar që do ta ndaja me botën kur unë të isha shtatzënë me fëmijën tonë. Ohhh sa keq që plani nuk funksionoi. Unë i kam quajtur fëmijët engjëll, sot ti je një i tillë. Fjala e fundit që më the ishte të dua…E pra edhe unë të dua shumë sa ti doje ushqimin meksikan”- kanë qenë këto fjalët e modeles, të cilat kanë prekur të gjithë ndjekësit e simpatizantët e Avicii-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *