• |
ide | kryesore

Greqi, 5 vjet i arratisur nga burgu, shqiptari kapet me 248 kg kanabis në makinë

Lajme, Të fundit



Policia greke thotë se ka evituat hedhjen në treg të një sasie të konsiderueshme droge, pas arrestimit të pesë  personave, katër shqiptarë dhe një grek, në afërsi të kufirit midis të dy vendeve. Në pranga ranë dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç, pasi mjeti i tyre rezultoi i ngarkuar me kanabis. 248,4 kilogramë ishin ambalazhuar në 80 paketa. Dy shtetas të tjerë shqiptarë, si dhe ai grek, u arrestuan pse me makinën e tyre kishin rolin e pararojës, për të kontrolluara rrugën.

Drejtuesi 27 vjeçar i mjetit të parë rezultoi se ndodhej në kërkim që prej shkurtit 2013, kur kishte dalë me leje nga burgu i Trikalas dhe nuk ishte kthyer më. Ai vuante një dënimn për drogë, ndërsa karta e homogjenit të cilën u tregoi policëve si dokument identiteti, ishte falco. Përveç drogës, policia sekuestroi dy mjetet, 540 euro, nëntë telefona celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *