• |
ide | kryesore

Atentati terrorist. ISIS vret 9 gazetarë në Afganistan

Arkiva, Kryesore



Reporterët pa Kufij kanë denoncuar sot një sulm vrastar, më të madhin kundër punonjësve të mediave në Afganistan, që prej periudhës së rënies së rregjimit të talebanëve në vitin 2001. Plot 9 gazetarë u vranë në disa sulme të koordinuara kamikaze në Kabul, por edhe një atentat në lindje të vendit, në ditën më të përgjakshme për punonjësit e medieve në vend që prej rrëzimit të talebanëve nga pushteti.

Nëntë gazetarë u vranë në Kabul, kur u mblodhën në vendngjarjen e sulmit të parë kamikaz për të raportuar ngjarjen, por u bënë objektivë të kamikazit të dytë. Sipas Reporterëve pa Kufij dhe qëndrës së gazetarëve të Afganistanit, atentati i dytë ishte planifikuar për të zhdukur gazetarët.

Rreth 30 persona të tjerë humbën jetën në këto dy sulme, ndërsa me dhjetëra kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, thuajse njëkohësisht, një gazetar i BBC-së u ekzekutua në një incident tjetër në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin, i identifikuar si Ahmad Shah.

Në masakrën e Kabulit, një kamikaz hodhi vetën në erë pranë selisë së NATO-s dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në qytet. Kamikazi i dytë priti qetësisht grumbullimin e medieve dhe ekipeve të emergjencës në vendngjarje, e me një kamera në dorë, duke u hequr si gazetar, hodhi veten në erë mes tyre.

Mes viktimave janë një fotoreporter i “AFP”-së dhe 3 gazetarë të “Radios Europa e Lirë”. Gazetarët e tjerë ishin punonjës të medieve lokale. Sulmet u dënuan ashpër nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet afgane, me këto të fundit në dukje të pafuqishme për të ndalur dhunën në vend, që po vjen duke u rritur në pritje të zgjedhjeve të tetorit.

Sulmi i përgjakshëm u mor përsipër nga Shteti Islamik. Që prej vitit 2016, të paktën 34 gazetarë dhe punonjës të medieve janë vrarë në Afganistan, qoftë nga Shteti Islamik ashtu dhe nga talebanët.



2 Comments

  1. ore keta islalistet jane njerze qe i tranon dhe qmende politika mashtruse ne kurana dhe xhamia.
    Kjo parti politike me 5 germa islam,ka bere qindra miliono viktima ne njerim,qe nga formimi si politik fetare ne 1460 ten.
    vetem ne shqiptar masakrroj turku plote 523 vite ne emer te fes islame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *