• |
ide | kryesore

Faktet e panjohura / Si filloi tatëpjeta e Tahirit

Arkiva, Kryesore



5 nëntor 2013. Dy muaj pasi ishte bërë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri vendos të shesë makinën e tij.

Ishte një Audi A8, me xhama të zinj, që e kishte blerë vetëm 9 muaj më parë për 21 mijë euro nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja.

Targa AA 003 GB.

S’dihet arsyeja e vërtetë përse vendosi të heqë dorë nga makina luksoze, por edhe pse e largoi ajo do ta ndjekë gjatë nga pas për t’i dhënë së fundi një goditje të fortë karrierës së tij politike.

Blerës është Artan Habilaj, anëtar i një familje mafioze, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve, në Itali e Greqi, vëllai i Moisi Habilajt.

Ai e përfiton atë, sipas dokumentave, për vetëm 7 mijë euro.

Vlera dyshohet se është deklaruar e ulët për të shmangur taksat dhe deklarimin e këtyre të ardhurave në regjistrin e pasurisë.

Ministri i Brendshëm nuk e deklaron shitjen. Blerësi nuk ia ndryshon pronësinë.

Për dy vjet me radhë grupi mafioz i Habilajve e përdor atë i pashqetësuar.

Asnjë efektiv policie nuk kishte guxuar ta ndalonte makinën që në pronësi figuronte në emër të Ministrit të Brendshëm. Të gjithë shefat e policisë e njihnin atë targë.

Për dy vjet me radhë askush nuk flet për këtë skandal. Derisa Dritan Zagani, ish –shefi i antidrogës së Fierit dhe ish –shef i kufirit në Vlorë, e denoncon publikisht.

4 shtator 2015. Dritan Zagani flet nga arratia. Ai kërkohej nga policia shqiptare se i kishte dhënë informacione sekrete një drejtuesi të Guardia di Financa, të quajtur Giuliani.

Thotë se makinën e përdornin trafikantë të njohur në Vlorë.

Dritan Zagani: “Në një moment desha të verifikoja me kë do takohej A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u fut te Audi. U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin.  Makinën e ministrit e përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me kë u takua A.D.

Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushërinjtë e ministrit në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”

Denoncimi publik e vë para një skandali Ministrin e Brendshëm.

Ai nis menjëherë mbrojtjen, duke vënë në jetë një plan që do ta mbyllte ngjarjen jo vetëm para opinionit publik, por edhe para organeve të rendit.

Në krah i del fuqishëm Edi Rama. Të dy e sulmojnë Zaganin për ta bërë dëshminë e tij të pabesueshme.

Janë ata që dyshohet ndërprenë në mes publikimin e intervistës në Neës 24.

Edi Rama zgjedh një fjalim para qindra policëve, në një aktivitet të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”, një nga ato takimet e shoqëruar me video me bazë muzikore, që tregonte “sukseset” e qeverisë.

Ja çfarë deklaronte ai pak ditë pas denoncimit të Zaganit.

Edi Rama: “Një kriminel, një nga ata të cilët policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë nga radhët e veta; një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte opreacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi! Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por është paraqitur për azil politik, në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar se sa poshtë ka rënë ky pazar. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë. Kaq mjafton për ta kuptuar se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës.” (shih videon në fund të lajmit në faqen e lapsi.al)

Edhe pse kërkohej në Shqipëri, edhe pse kryeministri i vendit e quan kriminel, Dritan Zagani e përfiton azilin politik, një akt ky i shtetit të Zvicrës që i bën akoma më të besueshme akuzat e tij ndaj Saimir Tahirit dhe lidhjes së tij me Habilajt që trafikonin drogë me makinën e Ministrit të Brendshëm.

Në Shqipëri, në vend që akuzat të verifikoheshin dhe Habilajt të viheshin nën hetim, vijonte plani për t’i zhvlerësuar ato.

Saimir Tahiri zgjedh të bëjë të paditurin deri në naivitet për Habilajt edhe pse ishte Ministër i Brendshëm, në krye të dikasterit që ka të dhëna për të gjitha grupet kriminale apo individët e përfshirë në aktivitete të paligjshme. Ai jep këtë version për makinën.

Saimir Tahiri: “Çështja e makinës sime, shkurt dhe pastër është kjo: makinën e kam shitur në 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. U akam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës, nuk kanë qenë kurrë të proceduar, nën hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës edhe pse u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimi e kredisë unë e shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time?” 

 Pyetja që lind vetiu është se për çfarë arsye do t’ua rimerrte makinën disa kushërinjve kaq të largët? Dhe po ashtu, përse do t’ua linte në pronësi kur as i njihte e as kishte lidhje me ata?

Por ajo çfarë e kompromenton më shumë pozicionin e tij në lënien në përdorim të makinës një grupi trafikantësh ndërkombëtarë të lëndëve narkotike është fakti se Tahiri jo vetëm e ka përdorur Audin pasi e ka shitur, por Habilajt ia kanë dorëzuar atij çelësat në dorë sa herë e ka dashur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se Tahiri e ka përdorur 4 herë makinën pasi e ka shitur dhe në njërin prej këtyre rasteve është Artan Habilaj personi që e nxjerr makinën nga Shqipëria në Greqi dhe është Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri që e fut nga Greqia për në Shqipëri.

Mediat greke shkruajnë se Audi ka trafikuar drogë edhe në Greqi.

“Hetimet nga vendi fqinjë kanë prova të forta se droga është transportuar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kufirit grek, shpesh me një nga makinat shtetërore të ish-ministrit”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron më tej se ka prova që Tahiri dhe Habilajt kanë udhëtuar të njëjtën makinë.

Prokuroria: “Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj.”

Moisi Habilaj rezulton që ta ketë përdorur makinën e Ministrit të Brendshëm edhe në Itali.

Ai lëvizte me një prokurë të posaçme, të firmosur nga Saimir Tahiri, si pronar i ligjshëm i makinës.

Ministri kishte rënë dakord që Habilajt, këta kushërinj të largët, ta përdornin Audin pa i ndërruar pronësinë e të lëviznin lirshëm sa nëpër Shqipëri apo vende të tjera.

Por a dinte ai se çfarë aktiviteti kishin këta persona? Si i kishin venë pasuritë? Për çfarë e përdonin makinën? A ishte në dijeni të faktit se edhe gjobat që mund të merrte Audi do t’i shkonin atij në shtëpi? A e dinte se për çdo shkelje që mund të bënin “kushërinjtë e largët” policëve që do ta nsalonin Audin do t’u rezultonte se ajo ishte në pronësi të Ministrit të Brendshëm?

Kush tjetër në Shqipëri ua ka lënë makinën në përdorim personave të panjohur apo pak të njohur dhe ua marrë sërish?

A ishte ky një farë “imuniteti” që ai u jepte “kushërinjve të 7 apo të 10” përballë policisë, duke i bërë të paprekshëm?

Saimir Tahiri nuk iu përgjigjet as pyetjeve të opozitës në Këshillin e Imunitetit se përse në kohën kur Audi AA 003 GB denoncohej nga Dritan Zagani si mjeti me të cilin trafikohej drogë nuk urdhëroi policinë të kryente hetime mbi Habilajt?

Mosveprimi i tij është çelësi i dyshimeve. Audi A8 me targa AA 003 GB është prova e lidhjes së tij me familjen mafioze Habilaj.

“Për 4 vjet me radhë derisa Saimir Tahiri ishte në krye të Ministrisë së Brendshme Habilajt janë lënë të qetë të trafikojnë tonelata me drogë dhe armë në drejtim të Italisë dhe Greqisë”, thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Antimafia e Katanias i ka përgjuar prej vitit 2013. Guardia di Finanza ishte vënë në ndjekje të Habilajve që kur agjentët e saj në Itali e Tiranë ranë në gjurmët e Habilajve, si persona që, pa u trazuar, dërgonin tonelata me drogë drejt klaneve mafioze siçiliane, me gomone, skaf, peshkarexha e makina.

Në përgjimet e italianëve Moisi Habilaj konstatohet shpesh të flasë për kushëririn e tij të largët, ministrin e Brendshëm.

U ka blerë dhurata nënës dhe bashkëshortes së tij, kërkon 30 mjë euro cash për t’ia dërguar, thotë se përfiton 5 milionë euro në muaj, se nuk i dalin as 20 milionë për fushatë elektorale.

I gjendur përballë këtyre fakteve Saimir Tahiri provoi të gjente mirëkuptim duke pranuar vetëm një faj, atë se “nuk kishte kontrolluar kujt ia kishte shitur makinën”.

Gjithçka tjetër është gjyq politik, shprehet ai.

Gjithçka vërtitet rreth Audit AA 003 GB, makinës që zbuloi lidhjet Tahiri – Habilaj, në drejtimin e të cilit janë ulur në mënyrë të alternuar herë anëtarët e një organizate mafioze, herë Ministri i Brendshëm.

Në çdo rast, kjo autoveturë ka qenë një leje kalimi për Habilajt, e firmosur nga Saimir Tahiri, një firmë e hedhur në prokurën që autorizonte ata si përdorues të mjetit. /Lapsi.al



13 Comments

  1. euuuu sa ‘ FAKTE TE PANJOHURA ‘ do degjoni tani … Te gjithe anal_istat do ta clirojne imagjinaten e tyre dhe do konkurojne me njeritjetrin se kush do genjeje me shume….

  2. Nje kronologji qe flet shume. Nuk eshte as propogand as kazan, por fakt. Vetem per kete, ky specie kryeminister duhet te thyej qafen nje ore e me pare. Eshte turpi i ketij vendi. Perdorin pushtetin , per te mbuluar zullumin e tyre. Jane te zhytur deri ne gryke. As nuk skuqen as nuk zverdhen. Perkundrazi bejne viktimen, bejne sikur nuk i kuptojme njerezit, sikur i akuzojne kot. Ne nje kohe qe keta jane te zhytur deri ne gryke ne mut. Burgun e kane pak!

  3. Dmth kete qorrin duhet ta “mirekuptojme ” se ka pas leke te bleje 21.000 euro dhe “ta jape ne perdorim” pra ta shese per 7.000 euro dhe ska pas leke (Euro) te paguante gjoba dhe nuk i paguante dot. O QORRRRRR po kur i ke cu policet ne shtepi njerezve qe skishin leke per te ngrene dhe per 35.000 lek te vjetra per dritat i nxorre zvarre nga shtepia deri ne gjykate per tu denuar nga keta plehra qe po ikin nga sistemi dhe ne fund te varin veten neper burgje. Ty po te futen ne burg do te jete nderi me i madh qe po te bejne, ishalla var veten atje brenda

  4. Nëse me të vertetë Vetingu do ta ketë “reformuar” drejtësinë në Shqipëri, këto historitë me makinën e Tahirit e “kushërijtë e largët” të tij që antimafia duke ju a regjistruar bisedat telefonike, janë dëgjuar të thonë se haraç për drogën shqiptare merte edhe ish ministri i mbrendshëm, do të ishte një skandal tjetër i madh, nëse kjo drejtësi do ta nxirrte ate “të pafajshëm”.
    Por këto le t’ja lemë drejtësisë.
    Për mua si një qytetar i thjeshtë, më bën përshtypje se pse nuk meren mediat shqiptare me një gënjeshtër të trashë, si të Tahirit, ashtu edhe të shefit të tij Rama.
    I kanë dëgjuar gjithë shqiptarët që këta të dy të deklarojnë se sipas Guardia di Finanza italiane, sasia e kanabisit të trafikuar nga Shqipëria në Itali, gjatë katër viteve që Tahiri ishte ministër i mbrendshëm, paskej qenë “më e vogël” se në një nga vitet që në pushtet ka qenë “Saliu”.
    Kaq të vështirë e paskan mediat shqiptare që duke ju rikthyer lajmeve të botuara në këto media, për kapjen e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria për në Itali, duke bërë një llogaritje të thjeshtë arrithmetike, ta demaskojnë plotësisht në publik këtë gënjeshtër të trashë që e përsërit vazhdimisht Rama e i mban ison Tahiri ?
    Edhe mediat e kapura nga Rama, janë detyruar që të japin lajmet e vazhdueshme të kapjes së dhjetra e dhjetra tonëve të kanabisit shqiptar të trafikuar në Itali, veçanërisht gjatë viteve 2016-17.
    Vetëm për këtë deklaratë si një gënjeshtër të paturpëshme publike, duhej që ministri Tahiri e kryeministri Rama duhej të jepnin dorheqjen e ti kalonin drejtësisë si mashtrues të publikut.
    Ka pasur sigurisht kultivim e trafik të drogës edhe gjatë qeverisjes Berisha e më parë asaj Nano, nga Lazarati apo parcela të tjera në Vlorë apo Tepelenë. Ka pasur pas “revolucionit bollshevik” të 1997-tës, edhe “lulëzim” të grupeve kriminale e skafeve të tyre të trafiqeve, jo vetëm me kanabis e droga të tjera, por ede trafiqe armësh e prostitucioni. Por me ardhjen në pushtet të PD në vitin 2005, “Saliu” e bëri “gabimin e madh” që të shpartallonte disa nga grupet më agresive kriminale, e me moratoriumin e skafeve, bëri edhe veprimin “anti demokratik” të bllokimit të trafikut në sasira të mëdha nëpërmjet detit.
    Puna e parë që bëri qeveria e “rilindjes” sapo erdhi në pushtet, ishte heqja e moratoriumit të skafeve, duke e “rilindur” kështu trafikun detar, dhe e “modernizoi” më tej me trafik avionësh.
    Kjo është panorama e përgjithëshme jo thjeshtë si një përceptim paragjykues, por e mbështetur në fakte të para e dëgjuara nga gjithë shqiptarët.
    Ndoshta mund të meret si “thashetheme” që vetë kryeministri shqiptar ka qenë apo është akoma vetë përdorues i drogës. Po përse nuk ka për asnjë politikan tjetër të rangjeve të larta, “thashë e theme” se janë përdorues të drogës ?

  5. Karta morale e ketij kryeministri eshte djegur. Funksionuan si bande, dhe si bande po ikin nga pushteti. I zuri haka fukarenjve, i atyre qe futen ne burg, atyre qe i hoqen ndihmen ekonomik, haka e ketij populli. Nje mirenjohje e madhe per shoqerine civile, disa analisteve politike me Lubonjen e Bushatin te paret qe vazhdimisht kane qene opozite me pushtetin dhe nuk kane bere kompromise. Por keto angazhime dhe opinione duhet te kthehen ne levizje. Te iki Rame eshte imediate. Por dhe te iki Rama e te vij Luli Monika e ku di une , eshte e tmerrshme. Ndaj duhet nje levizje, qe te afirmohen njerez patriot qe i kane sherbyer ketij populli duke i ndricuar mendjen.
    Ilir Meta president. Vetem ta mendosh te ben te cmendesh. Akoma keta, te gjithe te konsumuar e zhytur deri ne gryke. Nuk paska ky vend njerez te ndershem patriot punetor!!! Ndaj duhet reagim i forte dhe i vendosur.

  6. Eshte pikerisht ceshtja e makines Audi ajo qe verteton plotesisht perfshirjen e Tahirit ne afera me Habilajt. Shkrimi e thote qarte, qarte e tha dhe z. Zagani (azili politik qe atij i jep Zvicra eshte pergjigja me e mire ndaj lehjeve te Rames), qarte e thote dhe gjithcka e dokumentuar qe verteton se Tahiri nuk ka deklaruar shitje makine pasi e ka perdorur familjarisht edhe kur ajo i ish shitur 7000 Euro Habilajve pasi ishte blere 21000Euro(!) Keto pelivanlleqe nuk mund te shpjegohen me “nuk e dija kujt ja shita makinen”! Eshte fakt se ate makine e kane perdorur Habilajt e Tahiri edhe pas aktit shitjes. Me makine ne bashkperdorim me Habilajt, ky Tahiri eshte krejt i zbuluar si nje minister qe diten ulej ne mbledhje qeverie e naten flinte ne krevat me Habilajt.

  7. Ketyre fakteve te dhena nuk u diskutohet vertetesia. Problemi qendron tek zbardhja e gjithckaje, dhe ceshtja e Tahirit eshte vetem maja e ajsbergut. Nuk mund ti mbuloje zullumet e bera Rama & Co sado te mundohen, se kane rene ne kurriz te popullit te thjeshte . I cuan shqiptaret ne skamje dhe i debuan nga vendi. E drejta vonon, por s`harron dhe te gjitha kane per t`i paguar kjo fare e keqe, qe duhet zhdukur qe nga rrenjet.

  8. SAIMIR TAHIRI ESHTE “AL CAPONE” I EDVINIT

    Nuk e pate ne emisionin “Te paekspozuarit” te Ylli Rakipit si i hakerrohej gazetareve me nje cinizem te papare? Ne vend qe te ule koken dhe te kerkoje falje per krimet e tij monstruoze qe mbuloi Shqypnine me kanabis dhe qe kokainen e Xibrakes e transformonte si “Fitorje” te Partise, ne vend t’i kerkoje falje familjes se komisarit te policise, Dritan Zagani qe eshte nenpunes shteti, qe zbuloi se Ministri i Edvinit eshte edhe Kapobande e Droges ne Shqypni dhe qe e masakroi me nje egersi antinjerzore, tipike enveriste, njesoj sic vepronte edhe Al Capone ne Cikago me njerezit e ndershem qe nuk donin qe qyteti i tyre te binte pre e bandave mafioze me pushtet, ky Saje Qorri qe e meriton plotesisht kete epitet del ne median tone kombetare si “gjeli maje plehut”, fodull dhe agresiv duke sulmuar gazetaret me llafollogji halabakesh si klishte propagandistike te njeriut me pushtet qe “nuk e ze plumbi i armikut”.

    NGA BURON KY CINIZEM AGRESIV PREJ FODULLI I SAJMIR TAHIRIT?

    Mjafton te shikosh se cfare ka deklaruar Edi Rama pas tij ne media duke e cilesuar si “Akt Dinjitoz” qe te bindesh qe ai qe duhet te prangoset nuk eshte “Al Capone” i Edvinit Saje Qorri, por Kryeministri i organizates qeveritare mafioze, Edi Rama

  9. z Sajmir . do besh mire te mos dalesh me neper ekranet e studiove se ja shpif si elektoriatit te djathte dhe te majte . cdo gje eshte e qarte.
    z edi Rama tani nuk vlen me a ndjesa per Zaganin. Turp per etiketimin qe i vure. Si nuk jep doreheqjen ore zoteri.

  10. O zoti kryeminister perse nuk prononcoheni tani per Tahirin?!!!! Perse nuk kerkoni ndjese, qe njeriu juaj me i besuar rezultoi nje trafikant i rendomte droge, i bere njesh me bandat. Ministri i brend me jetegjate, qe degradoi kaq shume. Dhe kjo e gjitha nen qeverisjen tuaj. Nuk mendoni se ka vend per ju, te mbani pergjegjesi politike te pakten. Te pakten te dilni perpara popullit dhe te pranoni doreheqjen tuaj.
    Por sigurisht qe ju nuk mund ta beni. Nuk mund ta beni sepse ju , jeni dhe me pergjegjes se Tahiri, jeni ideatori i kesaj skeme. Mblodhet para, dhe i perdoret per te mbajtur pushtetin, per te vjedhur vota, per te blere media, blere kundershtar ,per te bere presione me te forte. Ju jeni i mbaruar! Nuk arrestonit dot Shullazin. U be sebep amb amerikan qe ai te arrestohej. Ju kontrollon krimi dhe bandat. Jeni i perfshire koke e kembe ne korrupsion, ne zullum. Ju nuk keni dinjitet, nuk jeni i pergjegjshem.!
    As nuk e mendoni, por dhe as nuk ju lene te beni doreheqje. Jeni te varur, brenda valles se pislleqeve ne kete vend. Sa mund ta shtysh keshtu!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *