• |
ide | kryesore

Pas denoncimit të PD-së reagon Ministria e Arsimit: Heqim kërkesën për të shmangur spekulimet

Lajme, Të fundit
Ministria-e-Arsimit11.png



Pas denoncimit të Partisë Demokratike se Ministria e Arsimit po kërkonte që me anë të një formulari të mblidhte të dhënat e prindërve, vjen reagimi i kësaj të fundit. MAS ka bërë një hap pas, duke u tërhequr nga vendimi në fjalë. Ministria ka sqaruar edhe se për çfarë do përdoreshin te dhënat.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se;
MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë. Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.
Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve.
Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.
Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.”
– thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

 



3 Comments

  1. Qe nga shkollat fillo kompromentimi, ,e fushata. Si specialiste. dinake, e mafioze e bene kerkesen per te deguar femijet kartat e identitetit te prinderve, e per ti rregjistruar per punet e tyre te zeza. Nuk eshte nevoja qe per rritjen e komunikimit me prinderit, qe gjoja ministria te jete sa me shume efektive , na u dashka kartat e identitetit, mashtrim,, me prinderit komunikohet me te gjitha mundesite, sidomos sot, kur teknologjia eshte shume e perhapur, dhe nuk ka pse kjo ministri merr te dhenat personale te prinderve. Ketu eshte tinezia, e maskaralleku, qe po duan ta mbulojne me justifikime lla politikeshe, sepse jane mjeshtra te ketyre veprimeve Per veprime te tilla duhet tu ndalet dora e qellimi.

  2. He mo ti i pa emer, si gjithmone, pershendetkerke me gjuhen e veriut, ne e ke per te injoruar, XIXEN mbaje se nga ajo merr zjarr, e te ve zjarrin, ne e ke se je me komentin, thuaje edhe ti o i pa udhe se c;mendim ke per problemin, e mos na bej te gajasemi me kete humorin RAMIST EDHE NE PORTALIN TONE. tE KESHILLOJ GJEJ NJE GERME TE PARTISE TENDE A TE SHEFIT TE ZYRESN E KOMPANISE, A SIGURIMIT RILINDAS e komento, ketu i pranojme ne si komentues por rendesi qe na lejojne botuesit qe ne te themi mendimin qe kemi. Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *