• |
ide | kryesore

U vra dhe u dogj në makinë/ Viktima e Fushë Krujës dyshohet një shtetas nga Kosova

Lajme, Të fundit



Një makinë e shkrumbuar nga zjarri u gjetur në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës pasditen e së shtunës. Brenda një automjeti Volksëagen u gjet edhe një trup i djegur tërësisht. Makina është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmani nga Mitrovica. Ai kishte hyrë në vendin tonë me këtë makinë rreth 5 ditë më parë nga Kosova.

Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës së gjetur në makinën e shkrumbuar, ndërsa priten rezultatet e ADN-së. Dyshohet se viktima është vetë Osmani, por kjo ende nuk është konfirmuar. Automjeti është gjetur i fshehur në një rrugë rurale. Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *