• |
ide | kryesore

Beyonce zgjidhja ideale për interpretimin e Biblës sipas Norton

Paparazzi, Slider



Një reverende femër në SHBA mbajti një meshë me një temë të pabesueshme dhe mori një shembull tepër të dashur të fushës së spektaklit, në vend e në botë.
Reverendja Yolanda Norton e kishës “Grace” në San Francisko u fokusua te Beyonce, për të folur për biblën të parë nga këndvështrimi femëror.Norton, profesoreshë e specializuar në Testamentin e Vjetër, deklaroi se shërbesa u mbajt për të analizuar interpretimin e biblës e përqendruar te femrat: “Kur flasim për interpretim femëror të biblës, Beyonce duket si zgjedhja më natyrale. Nëse shikojmë trajektoren e saj si person dhe të lidhjeve të saj, mund të shohim kaq shumë probleme që përballen femrat me ngjyrë dhe se si mund të ndikojë mënyra si interpretojmë tekstin”.
Mesha përmbante muzikë, lexim të biblës dhe predikime të nxjerra nga tekstet e Beyonce, për të rritur ndërgjegjësimin për përvojën shpirtërore të grave me ngjyrë dhe për çështjet me të cilat përballen në shoqërinë e sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *