• |
ide | kryesore

Grimierja një libër për çastet e fundit të jetës të Robin Williams

Paparazzi, Slider



Cheri Minns është grimierja e cila pati fatin e madh të punonte me aktorin e ndjerë Robin Williams në filmin “Night At The Museum: Secret of the Tomb”. Ajo ka folur për herë të parë për “New York Post” për librin e saj të parë kushtuar aktorit të madh i cili pak ditë para vdekjes i la asaj mbresa të paharrueshme.
Cheri u shpreh se ishte një nder i madh të punoje për një njeri kaq të talentuar i cili edhe pse ishte në fundin e tij refuzonte të largohej nga sheshi i xhirimeve.
Robin i cili u ndja nga jeta në vitin 2014 pas humbjes së betejës me sëmundjen e Parkinson-it, duket se dha gjithçka në rolin e tij të fundit. Grimierja e tij tregoi se shpeshherë ai përlotej teksa përsëriste tekstin e filmit dhe tregonte se nuk arrinte dot t’i mbante mend. “Më kujtohet si sot kur ai më pa në sy teksa po e ndihmoja të bëhej gati për xhirim, ai më tha që ka harruar të bëjë humor dhe se nuk mundet pa kujtesën e tij” ,-zbuloi Minns.
Ky libër tregon gjithçka rreth ditëve të fundit të jetës së Williams, shfaq ndjenjat e tij dhe dhembjen për sëmundjen e pakurueshme e cila e çoi drejt vetëvrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *