• |
ide | kryesore

Kokëdhima rrëfen arsyen përse u prish me Ramën: Punonte pas krahëve të mi…

Lajme, Të fundit



Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka rrëfyer një nga arsyet e prishjes së marrëdhënies së ngushtë me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion”, Kokëdhima tha se synimi i tij ishte të reformonte sistemin nga brenda tij, por Rama që e mbështeste publikisht ia punonte pas krahëve.

“Unë desha të reformoja sistemin nga brenda. Unë kisha një projekt që nisa ta zbatoja dhe që Edi Rama e pranoi me gjysmë zëri përpara meje, por e luftoi pas shpinës sime. Ky ishte dhe arsyeja pse u prish Edi Rama me mua. Nga A-ja te Zh-ja” – tha Kokëdhima.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu që për herë të dytë ia përmendi emrin Kokëdhimës mes emrave të tjerë të inkriminuar të larguar nga politika për shkak të këtyre lidhjeve.

“Do të isha i lumtur të kisha shoqërinë civile që përmend ambasadori. Për rastin konkret nuk mendoj se është shoqëria civile apo shtypi i lirë që bënë dekriminalizimin dhe ligjin për këtë.

Partia ZGJIDHJA ka qenë dhe mbetet pro Amerikës dhe Perëndimit. Unë kam qenë dhe mbetem një biznesmen i pastër i këtij vendi në një shtet mafioz. Unë jam goditur sepse kam qenë kundër të gjithëve në këtë vend.

Unë jam një person që gjithë jetën kam bërë shkollë, kam mbështetur njerëzit e ndershëm dhe këtë e dinë të gjithë”, – tha Kokëdhima. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. po ka rilindas dhe kaur me bese .qe kur keni lindur me tja futur njeri -tjetrit jeni mesuar.hallall ta keni .pabesine dhe imoralitetin e keni ne gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *