• |
ide | kryesore

Ky është fustani 113-të mijë euro i Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Zbulohet fustani i nusërisë i Meghan Markle. Fustani do të jetë i firmës “Ralph&Russo” dhe do të kushtojë rreth 113 mijë euro, shumë e cila do të paguhet nga familja mbretërore angleze.Në ditën e dasmës me princin Harry të Anglisë, më 19 maj, ajo do të veshë dy fustane.
I pari do të jetë fustani i nusërisë me të cilën do të shkojë në kishën St George në Windsor, para 600 të ftuarve dhe më tej në pritjen në kështjellën Windsor.
Fustani, sipas mediave angleze është i punuar me dorë dhe i zbukuruar me perla.
Meghan më tej, do të veshë një fustan të dytë, në pritjen e ofruar nga princi Charles, në “Frogmore House”, shkruan noa.al.
Sakaq mësohet se prindërit e divorcuar të nuses, do të priten nga mbretëresha Elizabeth dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, një javë para dasmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *