• |
ide | kryesore

Radiot në SHBA nuk do të transmetojnë më muzikë të Kanye West

Paparazzi, Slider



West u përfshi nga një valë kritikash për mbështetjen ndaj Trump, që ka kritikuar Obamën, si dhe për faktin që e përkufizoi skllavërinë si “zgjedhje”.

Emisioni radiofonik “The Morning Bounce”, në Detroit, njoftoi në rrjetet sociale se West e ka ekzagjeruar me deklaratat e bëra dhe se nuk duan më ta dëgjojnë muzikën e tij në kanalin e tyre: “Refuzojmë t’i japim të drejtën e një platforme për t’u shprehur”.

Shembullin e këtij emisioni e ndoqën edhe disa radio të tjera, në SHBA.

Javën e kaluar, Kanye West deklaroi për “TMZ”-në: “Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri, duket si zgjedhje. Jemi mendërisht të burgosur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *