• |
ide | kryesore

Vajza e Kylie Jenner do ti nënshtrohet një testi atësie pas thashethemeve

Paparazzi, Slider



Duket se thashethemet  që truproja e Kylie Jenner, Tim Chung është babai i vërtetë i Stormi Webster, po fillojnë të peshojnë tek Travis Scott dhe familja e tij. Edhe nëna e tij po fillon të dyshoj. Nëna e Travis po kërkon nga  Kris Jenner që ajo të bëjë një test atësie për mbesën e saj.  “Ajo mendon se është e rëndësishme që të vërtetohet se Travis është babai i vërtetë i Stormi-t.

Çifti është rrënuar nga spekulimet e atësisë që kur u lind Stormi. Së pari, të gjtihë mendonin se dukej më tepër si Tyga. Pastaj, të gjithë u kthyen tek truproja  e Kylie-t, Tim Chung, duke këmbëngulur se ai ka një ngjashmëri të habitshme me tre muajshen . Tim nuk është përgjigjur akoma, por besoj se një deklaratë nga ai do të vij së shpejti.

Çifti po kalonin pushimet dhe po i shijonin nën praninë e njeri-tjetrit. Burime pranë tyre treguan se reagimi i tyre ishte tipik i një çifti të dashuruar dhe që janë të bindur në familjen që kanë krijuar. ”Kylie mendon se është qesharake që fansat dyshojnë që truproja e saj mund të jetë babai i vajzës. Edhe Travis nisi të qeshte pasi pa meme-t. Bebet mund të ngjajnë me këdo, kur janë aq të vegjël, ndaj Kylie dhe Travis mendojnë se është një budallallëk që njerëzit kanë bërë atë lidhje dhe nuk e kanë menduar këtë gjatë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *