• |
ide | kryesore

UEFA nis një hetim të dyfishtë ndaj Buffon

Sport



Uefa ka hapur një hetim të dyfishtë ndaj portierit të Juventus, Gianluigi Buffon. Vendimi vjen një muaj pas ndeshjes Real Madrid-Juventus (1-3), e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Hetimi i parë lidhet me kartonin e kuq të marrë nga arbitri Oliver pas protestave për penalltinë e dhënë për “Los Blancos” në minutat shtesë dhe i dyti për thyerje të rregullave të përgjithshme të sjelljes.

Qëndrimi i mbajtur nga kapiteni i bardhezinjve do të vlerësohet nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s më 31 maj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *