• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi flet për divorcin,’Besoj prapë në dashuri’

Paparazzi, Slider



Këtë të shtunë Jonida ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”. Dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur nëse ajo vazhdon të besojë në dashuri. Historia e dashurisë së këngëtares ka nisur që në moshë të vogël por edhe pse marrëdhënia e saj mori fund Jonida vazhdon të besojë tek kjo ndjenja kaq njerëzore.

“Sigurisht që po, s’ka jetë pa dashuri. Përpos gjithë situatave që na ndodhin në jetë momente të lumtura, trishta, zhgënjimeve ulje ngritje nuk mund të jetosh pa dashuri. Është ajo që të krijon vetbesim, të mbush shpirtin dhe besoj se askush nuk dëshiron të jetë I vetëm.

Historia ime e kaluar ka nisur në moshë shumë të hershme, minorene. Unë jam kundër shprehjes se njeriu nuk ndryshon. Njeriu evolon me kalimin e  viteve edhe mënyra e të dashurit mund të jetë totalisht ndryshe. Kur je e vogël ti adhuron, idealizon. Vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe  mendoj që si çdo femër kam qenë pro lidhjeve të gjata dhe natyrë shumë romantike. Brenda meje ka një adoleshente shumë pasionante. Sot mbi të gjitha komunikimi përkushtimi janë të rëndësishme në një marrëdhënie. Partnerin duhet ta kesh shokë.”,- ki rrëfyer Jonida.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *