• |
ide | kryesore

Roman Polanski padit “Oscar” pasi e përjashtuan

Paparazzi, Slider



Roman Polanski e konsideron lëvizjen “#MeToo” një histeri kolektive dhe një hipokrizi. Regjisori gjithashtu paditi “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences”, pasi e përjashtuan së bashku me Bill Cosby, lidhur me akuzat për ngacmime të rënda seksuale edhe kundrejt minoreneve.
Në një letër, avokati i regjisorit, Harland Braun, akuzon “Oscar”-in se nuk ka respektuar rregullat e veta dhe as ligjet në Kaliforni, sepse nuk i ka dhënë mundësi Polanskit të mbrohet.
“Nuk kontestojmë vendimin e marrë, por mënyrën e veprimit të institucionit në kundërshtim me standardet e veta”, – shkruan avokati.
Regjisori Roman Polanski, me shtetësi franceze dhe polake, i akuzuar në SHBA për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte minorene, deklaroi gjatë një interviste: “#MeToo më duket si histeri kolektive, si ato që herë pas herë manifestohen në shoqëri. Është hipokrizi, njësoj si lotët e popullit të një vendi komunist kur vdes lideri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *