• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pranga në Itali 3 grabitësve shqiptarë me nofkën “Alpinistët”

Lajme, Të fundit



3 shqiptarë, specialistë për vjedhje dhe grabitje të banesave dhe vilave në provincat e Ankonës dhe Maceratës në Itali kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë Jetmir Çili, 25 vjeç i konsideruar si “bosi”, si dhe vëllezërit Dorjan Pjetri dhe Kenado Pjetri, 26 dhe 22 vjeç, të cilët besohet se ishin ekzekutorët.

Ata u ndaluan këtë të hënë pasi urdhër-arrestet kishin dalë në 10 maj. 3 shqiptarët akuzohen se kanë realizuar 15 grabitje brenda një muaji. Sapo kishin dalë nga burgu ishin angazhuar sërish në grabitje ku kanë fituar rreth 70 mijë euro.

3 të rinjtë ishin atletë të vërtetë pasi arrinin të ngjiteshin me duar të “zhveshura” deri në katet e treta ose të katërta të ndërtesave duke u mbështetur tek telat elektrike. Për këtë shkak operacioni mori emrin “Alpinistët”. Ata hynin zakonisht nga dritaret ose ballkonet duke thyer xhamat dhe më pas mbyllnin dyert kryesore për të vështirësuar hyrjen e pronarëve.

Nëse situata ishte e qetë, të tre zhdukeshin nga ndërtesa përmes shkallëve. Ata fshihnin sendet e vjedhura në qese plastike të gatshme për t’i shitur në tregun e paligjshëm. ©LAPSI.al

https://youtu.be/_U6hP_IXju8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *