• |
ide | kryesore

FOTO/ Saimir Tahiri futet i qeshur në Gjykatë, përshëndet të gjithë policët

Lajme, Të fundit



Ndërsa mediat prisnin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do verifikohej masa e sigurisë, ai është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë. Edhe në Gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Ajo çka ka rënë në sy, ka qenë mënyra sesi ai ka përshëndetur punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar nga makina e policisë, deri tek salla ku do zhvillohej seanca. Ish-ministri Tahiri shfaqet i qeshur, duke komunikuar lirshëm me policët.

Më herët, para fillimit të seancës, avokati i tij Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Të shtunën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.



2 Comments

  1. Haha nje lajm ishte se ishte futur fshyerazi edhe ketu e tregon te qeshur .aman te pakten i beni lajmet qe te mbylojne ginjeshtrat se turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *