• |
ide | kryesore

Analiza/ Panucci po ndërton apo po shkatërron, atë që ngriti De Biasi

Kryesore, Sport



Humbja 3-0 e Shqipërisë përballë Kosovës ka shkaktuar menjëherë një lumë kritikash ndaj kombëtares kuq’ezi. Në fokus të kritikave është vënë trajneri Cristian Panucci për mënyrën se si e kishte përgatitur ekipin, si e rreshtoi atë në fushë dhe për zgjedhjen e lojtarëve për këtë përballje. Kritikat janë edhe për mënyrën se si skuadra u paraqit në fushë.

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi u shpreh në studion e Supersport se kjo ndeshje ishte një leksion i mirë për Shqipërinë dhe trajnerin e saj.

“Na dhanë një mësim të mirë. Shumë të mirë. Jemi shumë larg në ndërtimin e lojës. Bëj krahasimin me Kosovën. Një trajner që sapo ka ardhur te kjo skuadër që kishte ndërtuar një ekip të konsoliduar. Loja e tyre ishte shumë e mirë. Duhet ta pranojmë” – tha Hafizi.

Më i ashpër është gazetari Dritan Shakohoxha që pasi komplimenton Kosovën nuk i kursen kritikat për trajnerin shqiptar.

“Kosova komplimente. Është e treta fitore radhazi për këtë trajner. Sa i takon trajnerit të Shqipërisë nuk e di nëse po ndërton një skuadër të re apo po shkatërron atë që kishte ndërtuar De Biasi.

Ishte loja më katastrofike që kemi parë në ndeshjet e fundit. Vuri një rekord për Shqipërinë që goditjen e parë në portë e realizoi në minutën e 81-të. Trajneri improvizoi me Shqipërinë, por dështoi” – tha Shakohoxha.

Arian Peço, trajner i ekipit të të rinjve të Bazelit në Zvicër ishte gjithashtu kritik ndaj kombëtares shqiptare.

“Shqipëria çaloi në qarkullimin e topit. Skema 4-4-2 nuk funksionoi në asnjë moment. Ose lojtarët nuk kanë nivel për të luajtur në kombëtare, ose sot ishte një ditë e zezë. Halimi dhe Zeneli bënë diferencën. Unë nuk e kuptoj si ekipi shqiptar lëshoi nga duart një lojtar si Rashica. Flasim për rinovim, por rinovim pa kriter është e çuditshme.

De Biasi kishte një filozofi loje. Ai ishte i kujdesshëm dhe i mëshonte qarkullimit të topit. Kemi bërë lojëra të mira me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën” – tha Peço.

Ndërsa Besnik Kollari, gazetar i sportit në Prishtinë shprehet i habitur për këtë rezultat. Në një lidhje me Supersport pas ndeshjes, ai tha se Kosova tregoi se di të funksionojë si një skuadër.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Prisja që Kosova të kishte një paraqitje më të mirë se ndeshjet e fundit, por jo këtë rezultat. Pati një ritëm shumë të mirë. Mendoj që Kosova është në një rrugë të mirë. Ka dëshirë dhe vullnet për të ecur edhe në Ligën e Kombeve. Sa i përket Shqipërisë, ka probleme. Shumica e futbollistëve të Shqipërisë nuk treguan dëshirë. Shqipëria ka një nivel më të lartë, pavarësisht se sot nuk e tregoi” – tha Kollari. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Panucit i mungon sensi logjik i realitetit. Di Biazi ishte teje mase realist per ekipin qe drejtonte. Na duhet nje trajner racional, e jo nje trajner endrimtar!

  2. Kombetarja jone mbahej nga lojtare kosovare o njerez se nuk ka futbollist shqiptar lojtar kalibri te tere jane -shqiptar -Kosove-.

  3. E sigurte eshte vetem nje fakt, qe nuk do bashkohemi kurre si komb! Gjithkush ne cifligun e vet. Po te ishim komb prej verteti, duhet te kishim nje Kombetare dhe nje Federate ( pa don.A.Duken kuptohet). Por kjo nuk ndodh se jemi race muti. Gjithkush ben si gore.

    1. Y-Men, shum mire e ke then ! nuk na duhen dy kombetare !.. por mos ti humbasim shpresat, te shprsojm se gjeneratat qe do vijn do te jen me te ndregjegjshem, mê me shum etik, mê me pak inat dhe urrejtje ndaj njeri tjetrit….. duke i drejtuar shqiptaret drejt nje ardhmerie te lavdishme dhe te bashkuar !!

  4. E pabesueshme ku i psonis Panuchi do Qaka, Ramadani, Lika, Memolla etj? Keta nuk jane as per ne superlige, kur u fut Lila ne mesfushe dukej si lojtar luksi sepse keta viktimat e Mjeshtrit Pano as nje pasim 10 meter s’e benin dot. Shpresoj ta kete marre mesazhin mjeshtri Pano.
    Sa per Kosoven nul luajti keq por me thene te drejten nuk kishte ekip dinjitoz perballe dhe fitorja erdhi me shume nga loja e dobet e shqiperise. Megjithate, 2-3 lojtare + Valon Berisha qe mungoi jane shume te mire. Edhe Guri dhe Abazaj duken me perspektive

  5. Kombetarja shqiptare prej vitesh para De Biazit ish me gjysmen e lojtareve nga Kosova. Edhe me De Biazin po ashtu, edhe me Panucin e njejta gje. Nuk eshte ceshtje traineresh, eshte ceshtja se kampionati yne kombetar nuk prodhon futbolliste, Kaq! Mos e coni “Topin” kot te traineret. Kunder kombetares kosovare luajti nje kombetare shqiptare me plot kosovare. Kosovare kunder kosovareve. Analiza reale duhet te evidentoje inekzistencen e kampionatit tone te futbollit, shterpesine e ekipeve zinxhir, pastaj te merret me traineret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *