• |
ide | kryesore

Emma Watson i jep fund lidhjes me aktorin e ri

Paparazzi, Slider



Emma Watson i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin e saj Chord Overstreet. Fundi i romancës së tyre erdhi pas 6 muajsh lidhje. Sipas “The Sun” ata janë ndarë kohët e fundit edhe pse nuk e kanë bërë publike, por Emma e ka hequr nga Instagrami, çka vërteton edhe thashethemet.

Emma dhe Chord janë takuar në fund të vitit 2017, pasi Emma u nda nga lidhja e saj 2 vjeçare me menaxherin e teknologjisë William Knight. Ata në fillim donin që ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por më pas u dorëzuan duke u shfaqur në publik, ku shumë herë janë fotografuar bashkë. Dukej që po kalonin mirë me njëri-tjetrin, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *