• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic shënon për LA, por Lojtarin më të mirë të ndeshjes shpall një vajzë 7 vjeçare

Sport



Los Angeles Galaxy kthehen të fitojnë pas dy humbjeve radhazi. E bëjnë duke shkatërruar 3-0 Seattle Sounders, me golin e 18 në kampionat të Zlatan Ibrahimovic. Kampioni suedez vazhdon të befasojë tifozët e Galaxy, por vetë gjiganti ka mbetur gojë hapur përpara fillimit të ndeshjes nga një tifoze e vogël që ka kënduar himnin amerikan, në një version totalisht të sajin.
Ibrahimovic ka mbetur aq i befasuar sa e ka zgjedhur vajzën 7 vjecare në faqen e tij të rrjeteve sociale si Mvp të ndeshjes.

Një performancë rrënqethëse për Malea Emma, 7 vjecare. Me mikrofonin në duar prezantimi i vogëlushes ka ekzaltuar gjithë publikun në StubHub Center. Vendimi për të lënë tifozen e vogël të këndonte himnin erdhi pasi Emma fitoi konkursin, ndërsa performanca e saj në rrjtet sociale është kurorëzuar si një nga më të mirat e dëgjuara ndonjëherë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *