• |
ide | kryesore

Ibrahimovic në Sanremo 2024: Amadeus i bën batutën jashtë programit për Milan, suedezi reagon keq

F1, Sport, Video
Sanremo



Në episodin e parë të Festivalit të Sanremo 2024, Zlatan Ibrahimovic në mënyrë surprizë u shfaq në skenën e Ariston, duke nisur një bisedë argëtuese me Amadeus, një tifoz i njohur i Inter.

Sulmuesi suedez ishte i ftuar në Sanremo edhe në vitin 2021, kur bashkë-drejtoi festivalin së bashku me Amadeus, duke zbuluar aftësi të mëdha televizive. Zlatan bëri një surprizë dhe u shfaq në teatrin Ariston duke shpërndarë shenjtët e tij me fanellën e Milan për spektatorët. Më pas nisën batutat me drejtorin artistic të festivalit, i cili shfrytëzoi rastin për të bërë shaka me Milan, i treti në renditje, -8 pas kryesuesve të Inter.

SHKËMBIMI I BATUTAVE MES AMADEUS E IBRA

AMADEUS: Ibra, çfarë po bën këtu?
IBRA: Çfarë po bën ti këtu?
AMADEUS: Ashtu si 3 vite më parë, prezantoj festivalin.
IBRA: Sa vjeç je?
AMADEUS: 61.
IBRA: Unë jam 42 vjeç, por ndalova sepse dëgjova trupin tim.
AMADEUS: Trupi im nuk më ka folur prej një kohe të gjatë.
IBRA: E duket në fakt …
AMADEUS: Por përse je këtu?
IBRA: Të të mbrojtur nga vetja jote. E mban mend rrëmujën që bëre vitin e kaluar?! Gjithsesi, teatri është plot.
AMADEUS: Falënderoj Zlatan për edicionin në të cilin mori pjesë gjatë lockdoën me teatrin bosh. Më dha një ndihmë të madhe mua dhe Fiorellos.
IBRA: Për këtë ishte Ibra. Imagjinon të kishe qenë vetëm, çfarë trishtimi! Ti me hundën dhe tullumbace. Pra ti kontrollon gjithçka? Pra, si mund të ulem në vendin e nderit?
AMADEUS: Jo Ibra, vetëm Presidenti i Republikës Mattarella është ulur atje në 74 vjet.
IBRA: E përse, sa gola ka shënuar?
AMADEUS: Por jo, të kam rezervuar ndenjësen në rreshtin e pare. Edhe pse nuk je i pari në renditje, të kam vënë të parin (qesh, red). Vetëm të mendosh, se këtë baturë nuk ia thashë gjatë provave, ka për të më bërë ta paguaj…
IBRA: Ok do ulem, por do të kem në vëzhgim, nëse të shoh të lodhur do të kërkoj ndryshimin se ka jashtë një varg drejtuesish.
(Fytyra e Ibrahimovic tregoi gjithë zemërimin për batutën e Amadeus).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *