• |
ide | kryesore

“Ibra vret kafshët”, në Verona shfaqet parrulla tronditëse kundër suedezit

Sport
Ibra



Të dielën në Verona është në program për tu zhvilluar ndeshja mes Hellas dhe Milan. Kuqezinjtë, që vijnë nga kualifikimi në çerekfinalet e Europa League, do të gjejnë një klimë armiqësore siç ndodh gjithmonë në Fatal Verona. Por këtë herë ato që nxehën gjakrat pak para ndeshjes kanë qenë… shoqatat për të drejtat e kafshëve që vunë në shënjestër Zlatan Ibrahimovic. E gjitha lidhet me pasionin që ka Ibra për gjuetinë…

IBRAHIMOVIC E PASIONI PËR GJUETINË

Sipas asaj që raportohet nga shoqata Centopercentoanimalisti, suedezi është një adhurues i vërtetë i gjuetisë. E në të kaluarën, sipas tyre, ai ka vrarë shumë kafshë për shkak të pasionit të tij. Përsëri sipas njoftimeve të kësaj shoqate, Ibra ka blerë edhe një ishull për ta populluar atë me kafshë, që më pas t’i përdorë për gjuetinë e tij. E tani, para ndeshjes, një parrullë tronditëse kundër suedezit është shfaqur jashtë stadiumit Bentegodi në Verona.

Lexo më tej: “Përdhunues, vrasës, gjuetar”: Animalistët në Verona sulm të ashpër kundër Ibrahimovic

PARRULLA SHOKUESE KUNDËR IBRAHIMOVIC

Jashtë stadiumit Bentegodi është shfaqur një pankartë me inisiatorë shoqatën Centopercentoanimalisti, ku shkruhen fjalët e mëposhtme: “Ibra vret kafshët! Lojtar apo drejtues, ai mbetet një…”. Atmosfera do të jetë e tensionuar për suedezin që do të shoqërojë Milan në tribunë të dielën për të ndjekur ndeshjen ndaj Hellas Veronës. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Ibrahimovic, i cili gjithsesi ka pësuar një sulm të ngjashëm, nga e njëjta shoqatë, edhe në të kaluarën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *