• |
ide | kryesore

Justifikohet Panucci: Faji për humbjen e turpshme është imi!

F1, Sport



Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit thotë se faji për humbjen ndajk Kosovës është vetëm i tiji. Në një prononcim pas ndeshjes ai thotë se skuadra luajti pa motivim.

“Nuk luajtëm. Nuk luftuam. Nuk patëm zemër. Faji është absolutisht i imi. Të gjitha kritikat e botës janë absolutisht të drejta. Përgjegjësinë për këtë ndeshje e mbaj unë.

Në këtë moment duhet të qëndrojmë të gjithë të qetë. Duhet që të mos prishim gjithçka. Kemi vuajtur më shumë sot se kundër Italisë dhe Spanjës. Ky është një moment që duhet administruar shumë mirë.

Shpresoj të mos jetë Shqipëria e vërtetë. Vendosa të mos e karikoj shumë skuadrën për të mos i rënduar. Kemi dhënë një shfaqje shumë të shëmtuar për të menduar që kjo është shqipëria.

Ndoji nuk ishte në pozicionin e tij. Lenjani u dëmtua dhe iku. Memolla nuk ka luajtur fare. Mu desh të improvizoja.

Qaka kërkoi ndërrim në minutën e 30-të. Sot aspekti taktik është gjëja e fundit që duhet parë. Në futboll nëse nuk luan me zemër dhe zjarr nuk ka rëndësi taktika. E sotmja është gjëja ime më e shëmtuar në futboll” – thotë Panucci. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *