• |
ide | kryesore

Paloka paralajmëron Gjiknurin: Ke dhe ti dosje për drogën dhe krimin Damian, nuk shpëton dot

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaron se ka një dosje edhe për një ministër tjetër të qeverisë “Rama”. Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili u akuza nga kreu i PD-së Lulzim Basha si i lidhur me mafien.

Deputeti demokrat i thotë Gjiknurit se dhe për të ka një dosje e gjithçka është e dokumentuar. Madje Paloka përdor tik-tak-un e orës për të paralajmëruar ministrin.

“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…”, shkruan Paloka.



4 Comments

  1. Paloke–e ndritet me -ta-hirin dhe me xhafajn dhe ju mbeti -Damllajani-.Dilni prape beni sfilade mode edhe per kete Keta nuk duan t’ja dine per sfilada keta duan kallacin prapa veshit .

  2. Un nuk kam as nje dyshim qe cdo minister i kesaj qeverie e fut doren te qypi i mjaltit, dikush me garuzhde e dikush me lug. Po kur i degjoj keto denoncime nga pjestar te pd, qe kur ishin ne pushtet nuk perdornin as lug e as garuzde por e mernin qypin me vete si kur ta kishin pron nga gjyshi. HIPOKRIZI. TALLJE.

  3. problemi ne Shqiperi nuk eshte largimi i Ramens dhe Co, por alternativa qe do ta zevendesoje. Luli vocerr nuk ngjall shprese dhe kjo eshte e vetmja arsye qe Rama eshte akoma ne pushtet. Veten aty ndodh te degjosh perdite konferenca shtypi nga te dy palet qe akuzojne njera tjetren per lidhje me krimin dhe drogen. E padegjuar dhe e pabesueshme, dhe askush nuk mban pergjegjesi per ato qe thone njesoj si Shvejku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *