• |
ide | kryesore

Tashmë mund të ndryshojmë historinë e filmit që po shohim

F1, Stil



Me siguri ju ka ndodhur që teksa jeni duke parë një film jeni mërzitur nga rrjedhja e ngjarjeve.

Por vëmendja juaj mund të rifitohet sërish. Ndoshta kjo do të jetë e mundur shumë shpejt, pasi tekonologjia na surprizon çdo ditë dhe më shumë.

Studiuesit e Universitetit Nottingham kanë krijuar kufje të cilat lidhen me trurin tuaj dhe që automatikisht ndryshojnë atë çka ndodh në film.Por si funksionojnë këto kufje të veçanta?Nëse jeni duke parë një film ju mund të vendosni kufjet mbi kokë të cilat monitorojnë aktivitetin e trurit tuaj. Dhe filmi ndryshon në bazë të vëmendjes tuaj. Kufjet EEG masin aktivitetin elektrik dhe besohet se përçojnë leximin e trurit tek një kompjuter.

Softueri është projektuar që të marrë sinjalet e trurit dhe të ndryshojë gjatësinë e skenave, apo edhe llojin e muzikës. Dhe ju do të jeni sërish gati të shihni me kënaqësi atë çka fillimisht ju mërziti.

Ky nuk është eksperimenti i vetëm i realizuar për të ndryshuar filmat që shohim. Studiuesit kanë paralajmëruar se do të përdorin teknologjnë e cila do t’i japë fuqi audiencës të kontrollojë edhe personazhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *