• |
ide | kryesore

Gjyste Vulaj akuzon Rita Orën për kopjim (Foto)

F1, Paparazzi



E gjithë atmosfera që u krijua mbrëmë në sheshin Skënderbej në Tiranë u përçua në të gjitha trojet shqiptare, por edhe më gjerë. Të gjithë fansat e Rita Orës ishin mbledhur në shesh për të dëgjuar hitet e saj, por performanca që i entuziazmoi shqiptarët anekënd botës ishte Vallja e Rugovës, që Rita kërceu në skenë së bashku me grupin e baletit.

Surpriza që Rita u dhuroi bashkatdhetarëve të saj nga sheshi Skënderbej në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ishte e papritur për të gjithë, ndaj edhe këngëtarja e përsëriti të njëjtën performancë edhe në Tiranë.

Por Vallja e Rugovës, varianti që ka kërcyer Rita në Prishtinë dhe në Tiranë, qenka muzikë e krijuar nga bashkëshorti i Gjyste Vulajt, Sokol Vulaj. Por për këtë fakt, Rita nuk është njohur me të drejtën e autorit.

Sot, nga programi i pasdites në Tv Klan, e ftuar për të rrëfyer projektet e saj muzikore, por edhe detaje nga jeta private, Gjyste Vulaj foli edhe për Rita Orën dhe faktin që për Vallen e Rugovës, ajo nuk e ka respektuar të drejtën e autorit.

Gjyste Vulaj tha në program se do ishte mirë nëse Rita do të kishte pyetur për të drejtën e autorit. Siç shtoi ajo, remiksi i asaj kënge është i punuar vite më parë nga Sokoli, bashkëshorti i saj.

Ndërsa Rudina Magjistari e pyeti për koncertin e këngëtares me origjinë shqiptare, Gjystja tha se Rita ka përdorur në këngën e saj ‘Black Widow’ muzikën që ka krijuar Sokoli.

Pasi Rudina e ka pyetur nëse ka kontaktuar me Ritën për të kërkuar të drejtat, ajo mohoi duke shtuar se ata e kanë lënë me aq dhe ndoshta, këtë gjë as nuk duhet ta kishte thënë në emision live

 

 



1 Comment

  1. Por gjate kesaj interviste Gjyste Vula tha : “Është “vallja e Rugovës”. Atë version e ka bërë Sokoli(burri i saj) para shumë-shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. Megjithëse u pendova që e thashë”,- u shpreh këngëtarja teksa në fund tregoi se është krenari që krenari që Rita zgjodhi muzikën e Sokolit.”…Pra edhe vete Gjystje Vula eshte krenare me Riten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *