• |
ide | kryesore

Polemika/ Kush po kërkon kokën e Panuçit?

Kryesore, Sport



Kristiano Panuçi po shtyn ditë të errëta në krye të kombëtares shqiptare. Dy humbjet e rënda, ndaj skuadrës amatore të Kosovës (3-0) dhe ndaj skuadrës së fortë të Ukrainës (4-1), e kanë zbehur shumë besimin tek ai. Pas ndeshjes në Evian të Francës tifozët e paktë e turpëruan publikisht duke ndërprerë intervistën e tij dhe duke kërkuar rikthimin e De Biasit. Qendërmbrojtësi veteran, Mërgim Mavraj e goditi skuadrën nga brenda duke deklaruar pas humbjes: “Janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë”.

Më të rëndë gjendjen e ish mbrojtësit kampion të Milanit e bën fakti se ai pas humbjes katastrofike me skuadrën tjetër shqiptare, Kosovën, premtoi një ringjallje kundër Ukrainës. “Aty do ta shihni fytyrën e vërtetë të skuadrës” tha ai. Por këtë herë, pasi disfata qe po e të njëjtave përmasa, ai u mundua të fitojë kohë duke thënë se skuadra do të jetë gati në vjeshtë për ndeshjet zyrtare për lidhjen e kombeve.

A mundet ta bëjë? Njerëzit e botës së futbollit janë pesimistë.

Lexo më tej:

Mediat italiane: Panucci rrezikon shkarkimin nga Shqipëria

Analiza/ Panucci po ndërton apo po shkatërron, atë që ngriti De Biasi

Momenti kur tifozët e detyruan Panuccin ta ndërpresë intervistën pas humbjes nga Ukraina

“Mënyra se si po konceptohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike” thotë Ervin Fakaj ish futbollist i  kombëtares, tani në rolin e komentatorit në Digitalb. Ndërsa ish trajneri i  kambëtares Neptun Bajko duke komentuar ndeshjen e Francës kundër Ukrainës thotë: “Ekipi ynë kombëtar pasqyroi një futboll statik, pa ide dhe, pavarësisht nga skema e fillimit të lojës 4-1-4-1, asnjë gjë nuk u pasqyrua nga përmbajtja e kësaj skeme në lojë. Pamë lojtarë të lodhur në mendim dhe në lëvizshmëri. Në fushë Shqipëria kishte lojtarë që nuk njohin lojën e njëritjetrit, lojtarë që nuk shprehin as fantazi dhe as teknikë individuale”

Këto dilema kanë bërë që disa të avancojnë në idenë e tyre për largimin e trajnerit Italian. Duke komentuar LIVE konferencën e tij të shtypit, ish tekniku tjetër i  kombëtares Astrit Hafizi shpërtheu: “Nëse Panuçi largohet në këtë mënyrë nga intervista, atëherë unë mund të them të largohet dhe mos të kthehet më”.

Ndërsa në një koment për Panorama Sport, gazetari i  lashtë sportiv me banim në ShBA, Adriatik Dosti lëshoi thirrjen: “Nuk mund të vazhdohet dot më duke eksperimentuar pa fund e turpërisht me një Kombetare që për ne shqiptaret ka kohë që me të drejtë po konsiderohet si e shenjtë… Ndaj Panucci më mirë largohu vetë se sa të largojnë shqiptarët siç dijnë vetëm ata…alla shqiptarçe”.

lex

Faqja e pare e Panorama Sport me nje titull te madh qe ngre dyshime mbi aftesite e rreshter Panuçit

Nga ana tjetër vetë tekniku i kombëtares është munduar t’i ulë gjakrat duke u justifikuar se kishte mbi 7 mungesa në skuadër, një mbrojtje lojtarët e së cilës nuk aktivizohen më në ekipet e tyre dhe së fundi një grup që u ngrumbullua pas dy javësh pushime dhe nuk arriti t’i ndezi dot motorrët.

“Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan, Memolla gjithashtu, kishte 5 muaj pa luajtur, Veseli nuk aktivizohet në skuadrën e tij” u justifikua ai.

Në ndihmë të pasardhësit të vet ka ardhur vetëm De Biasi, i  cili i  ka bërë thirrje mjedisit shqiptar që të krijojnë qetësinë e duhur dhe t’a përkrahin si trajnerin edhe presidentin e FShF-së.

Por, pikërisht këtu qëndron problemi. Hija e Xhanit të shqiptarizuar duket se do ta ndjekë nga pas italianin tjetër edhe për shumë kohë. Për çdo gjë që të bëjë ai do të krahasohet me De Biazin dhe me vajtjen e Shqipërisë në europian.

Një trjetër handikap është se kokën e Panuçit po e kërkojnë edhe të gjithë kundërshtarët e shpallur të Armando Dukës. Jo vetëm tifozët që thirrën në Evian për rikthimin e ish trajnerit, por edhe shumë të tjerë nuk i falin presidentit të FSHF-së, minimin që i bëri De Biazit në kulisa për t’a hequr qafe. Edhe ata e shohin Panuçin si një mjet për t’u hakmarrë ndaj Dukës.

Pikërishtë për këtë ish mbrojtësi i famshëm i Italisë gjendet në Shqipëri me një këmbë në varr. Atë mund ta mbajnë në jetë vetëm premtimet dhe basti që ka vënë: “në vjeshtë do të jemi ndryshe dhe do të kualifikohemi për në europian”.

Por edhe këtu besimi është krisur. Se edhe para ndeshjes me Ukrahinën, Panuçi e luajti këtë lojë premtoi shumë, por i zhgënjeu të gjithë.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Jo vetem te Panucit, por edhe te De Biasit, Baricit, Brigelit, etj., kane kerkuar vazhdimisht te gjithe deshtaket e llojit Hafizi, Muça, Starova, Bajko, etj. Imagjino Bajkon te kerkoje llogari!

    1. Jam shume dakord. Ky Starova dhe sidomos ky Hafizi po behen nje injorant bezdises,sepse pas cdo humbje ky dilte dhe shante trajnerin e huaj.Kur shante dhe De Biasin ky idiot, jo me Panucin.Si mendon ky injorant, qe vertete ka shans ta zgjedhim Hafizin dhe jo nje trajner te huaj ,si trajner kombetare.Kaq budalla eshte sa vertete e beson kete?

  2. Seshte mire per kombetaren qe trajneri te lincohet. Por rezultatet duhen te vijne pozitive ne te kunderten panuci nuk ka pse te jete ne nje pankine qe s’afron asgje nga ajo qe ne na dhe tekniku tjeter Italian.Federati duhet ti rije afer trajnerit dhe ta ndihmoje ne marjen e vendimeve. Besoj se kampjonati yne mund te jape lojtar ne kombetare kemi nevoje per shqiptar qe jane rritur ne Shqiperi

  3. Mero Llumi ti je tamam llumi i llumit.Sa e ke rrogen ne FSHF qe sa ta prekin pak Duken e Krimit ti sulmon e shane gjithe dynjane.Kur do zhdukeni ju bythkepiresit e Don Dukes se jeni bere te neveritshem.Ju urren cdo Shqipetar

    1. O Shijaks ai nuk mbrojti Panucin.As une nuke mbroj megjithese eshte ak heret ti bejme gjygjin tani, por ky Hafizi eshte bere i padurueshem/ E ka pasur kombetaren ne dore, dhe e mbajme mend sa poshte ishim.Tani ca do me,shpreson ta zgjedhim prape?Ai eshte i mbaruar fare mo.As ne TV sdurohet e jo me trajner.As trajner per kategori 2 sben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *