• |
ide | kryesore

Vettingu/ Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu konfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren e Kurbinit Marçela Shehu.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit të zonjës Shehu, trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici vendosi konfirmimin në detyrë të Marcela Shehut me funksion gjyqtare pranë Gjykatës Gjqësore të Rrethit Kurbin”, tha kryesuesja e trupës gjykuese.

Vendimi mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit  nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të KPK.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, Shehu rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *