• |
ide | kryesore

Ben Blushi rikthen në Top Channel Agron Llakajn?

Lajme, Të fundit



Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel dhe kjo thuhet sepse ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”. Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit. Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut dhe ky i fundit ka thene se eshte ne bisedime dhe nje ikje nga Tv Klan per te nuk do te ishte e lehte.



2 Comments

  1. Ben Blushi do beje nje vere ne uje. Me thoni nje pune qe e mori dhe e coi deri ne fund. Aty ne top tregojne qyfyre. Eshte totalisht i paditur se si behet televizioni. Totalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *