• |
ide | kryesore

FOTO/ Automjeti merr përpara tre punëtore fushe në Gjirokastër, vdes njëra prej tyre

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës ku ka mbetur e vdekur një grua. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Jorgucatit.

Automjeti që vinte nga Kakavija me targën GJ 0524 A ka përplasur tre gra, të cilat ishin punëtore fushe të cilat sapo kishin mbaruar ditën e tyre të punës.

Si pasojë njëra prej tyre nuk ka mundur t’i bëjë ballë incidentit duke ndërruar jetë

Dy të tjerat janë dërguar në spital për trajtimin e plagëve edhe pse ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *