• |
ide | kryesore

Ikën zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Klea Maliqi

Lajme, Të fundit



Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi është liruar nga detyra. Lapsi.al mësoi se Maliqi në fakt është dorëhequr pas mosmarrëveshjeve që ka pasur në ministri. Maliqi ishte zv/ministrja që merrej me procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Vendimi si më poshtë:

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama



3 Comments

  1. Ahahah, keshtu j hedh rilindja ne plehra sherbetoret e vet. Kjo zonje cirrej ne cdo studio per arritjet e rilindjes.

  2. Kleopatra apo Klea? Nejse karakurve mbetet perderisa jep interviste te ERTV, njerez pa dinjitet keto qe dalin me urdher ne Facebook

  3. Nuk ka patur -preformance-te mire ne jeten diplomatike .Nuk ka punuar si duhet per hapjen e negociadave m e shtetet qe jane skeptike ,sepse -ditzi bushati -ka qene i zene me pune per shitjen e -detit-Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *