• |
ide | kryesore

Laçi e dinte me shërbim ushtarak në Greqi, Qaqi firmos me Kukësin

Sport



Kukësi ka zyrtarizuar të dielën marrëveshjen me qendërmbrojtësin, Harallamb Qaqi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Akordi duhet të ketë befasuar në radhë të parë Laçin, klub që e prishi kontratën me mirëkuptim me mbrojtësin, pasi ky kishte kërkuar largimin nga bardhezinjtë për arsye personale. Qaqi, sipas deklaratave në media, duhet të kryente shërbimin ushtarak në shtetin fqinj ndaj dhe e kishte të pamundur të vazhdontë aventurën me kurbinasit.
Sic duket, pas “arsyeve personale” qendronte Kukësi, që ka vënë nën kontratë një prej futbollistëve më të dalluar në sezonin e fundit. Qaqi është afrimi i katërt zyrtar i Kukësit, ndërkohë që më parë kanë firmosur portieri nga Kosova, Faton Maloku, mbrojtësi nga Shkupi, Edis Maliqi dhe shkodrani Arlind Kalaja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *