• |
ide | kryesore

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit…!?

Sport



Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë edhe për merkaton. Portieri titullar i Brazilit, Alisson Becker, është në qendër të merkatos së verës, por ai dëshion të mësojë të ardhmen përpara fillimit të turneut.

Ylli i Romës, që cilësohet si një nga portierët më të mirë në botë, është përfolur gjithnjë e më tepër për transferime të rëndësishme me Liverpool dhe Real Madrid që po e monitorojnë situatën.

Por Alisson kërkon nga Roma të njohë sa më parë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, për të qenë i qetë në Rusi 2018, ku me Brazilin do të kërkojë të fitojë titullin botëror.

Alisson ka bërë të ditur se e ka lënë gjithcka në dorë të agjentëve të tij, por tre ditë janë shumë pak për të vendosur një lëvizje decizive, qoftë të anglezëve, që duan të largojnë hijet e gafave të Karius në finalen e Champions, por edhe të Madrid, që në pritje të ardhjes së trajnerit të ri, duan një portier me moshë më të re se Navas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *